• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu _ Profili Online

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme si dhe shërbimeve operative në to. Eshtë kompania menaxhuese e Qendrave Tregtare TEG & QTU si dhe një serie kompleksesh & rezidencash luksoze.

PozicioniVakant: Specialist Marketingu Online
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Qendra TEG / Administrata ACREM

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Specialisti I Marketingut në Qendër Tregtare është personi përgjegjës që zhvillon dhe konkretizon planet marketing të qendrës në përputhje me objektivat e kompanisësi dhe monitoron implementimin e tyre. Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar për të cilat kërkohet një kombinim eksperience dhe gjykim i fortë. Raporton tek menaxheri I marketingut.


Detyratdhepërgjegjësitë

· Do të menaxhojë të gjithë përmbajtjen dhe të gjitha projektet që lidhen me mediat online.

· Do të jetë përgjegjës për hartimin dhe korrigjimin e artikujve të ndryshëm që do të publikohen në kanalet tona online, duke siguruar që të jenë në përputhje me standartet e përcaktuara të kompanisë.
· Duhet të punojë ngushtë me zhvilluesit e websitit dhe aplikacionit si dhe më pjesën tjetër të stafit marketing në mënyrë që përmbajtja e publikuar në kanalet online të jetë në një linjë me fushatat aktuale.
· Do jetë përgjegjës për zhvillimin, krijimin dhe komunikimin e fushatave në të gjitha kanalet online të kompanisë.
· Do të jetë përgjejges për rritjen e rrjetit tonë virtual

· Duhet të jetë proaktiv në identifikimin e mundësive dhe mënyrave të reja për të patur pozicionin nr. 1 në ndërgjegjësimin në internet, duke ju referuar sektorit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
· Do të jetë përgjegjes për hartimin e raporteve analitike (GoogleAnalytics, Facebook/Instagram Insights etj) dhe propozimin e masave që duhen ndërmarrë kur është e nevojshme.


Kërkesat e pozicionit:

a.Edukimi: - Diplomë universitare Profili Marketing, Administrim –Biznes,
- Studimet Master- Profili Marketing dhe trajnimet në këtë fushë përbëjnëavantazh

b.
Eksperiencate punës: Jo më pak se 3 vjecare në fushën e marketingut,

c.Kualifikime të tjera:
-Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun.
-Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (në të folur &shkruar)
-Preferohet të zotëroje gjuhën Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE

d.Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë iniciative për ide /risi ne fushën marketing,
- Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyrae aplikimit:
Për të aplikuar në këtë pozicion vakant jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit në adresën email: [I][COLOR=#0563c1][FONT=Gisha]hr@acrem.al[/FONT][/COLOR][/I] deri në dt. 10.02.2019
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top