• Tirane, ofroj vend pune Recepsionste

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Recepsioniste

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të menaxhojë aktivitetet e përditshme në recepsion duke siguruar se çdo gjë është bërë me saktësi dhe në kohë, sipas praktikave të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon aktivitetet e zyrës dhe menaxhon veprimtarinë e recepsionit me përfundimin e detyrave të caktuara me saktësi.
  • Merr / bën telefonata dhe siguron që lidhja është bërë.
  • Ndihmon në organizimin dhe ruajtjen e korrespondencës së marrë dhe asaj të dërguar.
  • Mirëpret dhe akomodon vizitorët e kompanisë dhe informon personat përkatës për ardhjen e tyre.
  • Merr mesazhet e detajuara nga thirrjet telefonike dhe sigurohet që i jepet stafit saktë dhe në kohë.


Aftësite dhe Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë eksperiencë në pozicione të ngjashme, sekretari, recepsion ose detyra administrative.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikimin duke perdorur etikën.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Italiane / Angleze.

Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, brenda dates 15 Mars 2019.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top