• Lushnje, ofroj vend pune Recepsioniste,Lushnje

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Recepsioniste.


Përmbledhja e Pozicionit:


Ky pozicion ka përgjegjësine e vazhdueshme për të mikëpritur vizitorët dhe ti drejtojë ata në mënyrën e duhur, sikurse dhe të njoftojë personelin e kompanisë për mbërritjen e vizitorëve. Mirëmbansistemin e sigurisë dhe të telekomunikacionit dhe siguron asistencë përkrahëse për personelet e tjerë sekretariale dhe zyrtare.

Detyra dhe Përgjegjësi :

-Siguron informacionin e kërkuar (përmbush të gjitha detyrat);
-U përgjigjet telefonatave dhe/ose transferon thirrjet në menyrë të sjellshme dhe në kohë;
-Dëgjon dhe mban shënim me kujdes pyetjet dhe kërkesat e telefonatave;
-Përdor gjykimin dhe njohurite e organizimit, veprimeve dhe procedurave për t’iu përgjigjur në mënyren e duhur pyetjeve dhe kërkesave të telefonatave;
-Drejton thirrjet tek personeli i duhur për asistencë;
-Mban shënim mesazhet qartë dhe saktë sipas praktikave të vendosura;
-Përcjell mesazhet në kohë për tek stafi i duhur;
-Përshëndet vizitorët dhe klientët e zyrës. Përcakton llojin e biznesit të tyre dhe merr informacionin e saktë ose drejton vizitorët për tek personeli tjetër;
-Falenderon dhe i përgjigjet të gjithë vizitorëve në kohë dhe në mënyre të sjellshme;
-Perdor gjykimin dhe njohurite e organizimit / plotikat e departamentit, procedurat dhe veprimet për t’iu përgjigjur pyetjeve rutinë;
-Planifikon dhe regjistron saktë takimet dhe mban shënim personelin e duhur;
-Verifikon disponueshmërinë e stafit para se të planifikoj takime;
-Siguron mjetet e nevojshme për takime, mbledhje dhe konferenca;
-Gjen mbështetje sekretariale/zyrtare rastësisht, duke plotësuar dhe vepruar me mail;
-Shtyp letra, memorandume, formularë dhe etiketa sipas formateve të caktuara dhe porosive;
-Dërgon e-maile sipas detyrave,përzgjedh, peshon dhe adreson postën;


Kërkesat Minimale :


-Arsim i Mesëm/Lartë, përbën avantazh arsimi lartë
-Minimum 1 vit përvoje pune preferohet në pozicione të ngjashme;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
-Njohuri shumë të mira të Paketës MSOffice (Word, Excel, Power Point) Internet;
-Aftësi organizative;
-Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
-Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
-Shumë e besueshme, diskrete dhe me etikë pune;
-Metodike dhe e organizuar;
-Ndershmëri dhe integritet;

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 06.03.2019.


Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.


Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355697024732
 


WhatsApp
Back
Top