• Tirane, ofroj vend pune part time Edukator

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
VOLONTARIATO INTERNAZIONALE PER LO SVILUPPO

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim (VIS) është një organizatë jo fitimprurëse dhe është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1994. Ndërhyrja e organizatës VIS është të mbështesë para së gjithash fëmijët dhe rininë shqiptare, duke krijuar mundësi pritjeje, edukimi shkollor dhe formimi profesional për të vendosur bazat e së ardhmes së tyre. Aktivitetet në këto vite kanë qenë gjithnjë në ndryshim me qëllim për t’u marrë në mënyrë të kualifikuar me një numër gjithnjë e më të madh përfituesish.
Sektorët e ndërhyrjes së VIS në Shqipëri:
  • Asistencë për fëmijët e rrugës
  • Formim profesional
  • Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve
  • Promovimi i dinjitetit të gruas
Qendra Ditore “Dallëndyshet” në Breglumas për fëmijë të rrugës
Aktivitetet e Qendrës ditore u drejtohen 30 fëmijëve mes 6 dhe 17 vjeç në rrezik të devijimit dhe të përjashtimit social. Pjesa më e madhe e tyre vjen nga familje të etnisë rrome. Aktivitetet që zhvillohen pranë qendrës ditore janë: Mbështetje edukuese dhe shkollore, mbështetje edukuese dhe psikologjike ndaj familjeve, laboratorë çlodhës dhe argëtues, aktivitete manuale dhe psikomotore, muzikore, sportive dhe kulturore, mbështetje shëndetësore, higjenë personale, profilaksi si në favor të të miturve të pritur ashtu edhe të familjeve të tyre, mbështetje ushqimore dhe lidhje me Institucionet lokale përsa i përket ndërhyrjeve kundër përjashtimit dhe devijimit të të miturve

Qendra Sociale Breglumasi
Aktivitetet që zhvillohen pranë Qendrës Sociale Breglumasi janë aktivitetete që u drejtohen fëmijëve dhe adoleshentëve të komunitetit si: kurse passhkollore në gjuhë shqipe dhe matematikë, kurs teatri, muzike, kërcimi, vizatimi dhe aktivitete sportive.


VIS Albania shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin: Edukator[1].

Përshkrimi i aktiviteteve që duhet të kryejë:
  • Programim dhe realizim, në bashkëpunim me stafin e qendrës ditore dhe sociale, të aktiviteteve argëtuese-rikrijuese dhe artistike (lojra, sport, kërcim, teatër, eskursione, aktivitete manuale);
  • Ideim dhe realizim të aktiviteteve të ndryshme edukuese (edukim mjedisor, edukatë qytetare, etj.), me qëllimin për të pasuruar ofertën edukuese të qendrës ditore;
  • Pjesëmarrje aktive në takimet programuese me stafin e qendrës ditore dhe sociale dhe me personelin e VIS;
  • Takime javore me prindërit e fëmijëve të qendrës ditore;
  • Organizimin, sëbashku me operatoren përgjegjëse të takimeve me familjet, të kurseve të formimit që u drejtohen të gjithë prindërve të fëmijëve të qendrës ditore çdo dy muaj;
  • Shoqërimin e fëmijëve të qendrës ditore në momentin e drekës (higjenë personale, përgatitjen e mensës, ngrënien e vaktit, etj.).
  • Mbështetje operatores së Qendrës Sociale për aktivitetet që zhvillohen në Qendrër.


Kërkesat e pozicionit:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën sociale (Diplomë në Punë Sociale, Pedagogji, Sociologji, Psikologji, etj.) ose të ketë Diplomën e Kursit për Animator Social;
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune në fushën sociale;
  • Aftësi programimi afat-gjatë të aktiviteteve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Aftësi ndërveprimi me fëmijët;
  • Parapëlqehet të jetë mbi moshën 25 vjeç (mashkull);
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze.

Kushtet kontraktuese:
Me kohë të pjesshme, 4 orë në ditë (10:30-12:30 pranë Qendrës Ditore dhe 2 ore pas mesdite pranë Qendrës Sociale) nga e hëna në të premten.

Qendra Ditore Dallëndyshet dhe Qendra Sociale Breglumasi i zhvillojnë aktivitetet e tyre në Rr. Gjergj Legisi, Breglumas, Laprakë-Tiranë.

Ofrohen:
  • Marrëdhënie të rregullta punësimi.
  • Mundësi për një përvojë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë.
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 14.10.2009 kërkesën për aplikim dhe Curriculum Vitae në adresat e mëposhtme:

Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontaktohen për intervistë.
*Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni në numrin e telefonit të poshtëshënuar.

VIS Albania
Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim
Rr. Don Bosko c/o Qendra Sociale Don Bosko
Laprakë, Tiranë
Tel./fax: +355 42 240924

[1] Njoftimi për pozicionin e edukatorit është kryesisht për edukator i qendrës ditore por që do të jetë edhe një figurë mbështetëse, për operatoren sociale të Qendrës Sociale, në organizimin dhe kryerjen e një ose më shumë kurseve që zhvillohen në këtë Qendër.


Tel. : +355 42 240924
 


Apply WhatsApp
Back
Top