• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Shkrues Projekti

Pozicion i lirë pune!
Kërkohen shkrues projekti me eksperiencë.

Pozicioni i punës përfshin detyrat e mëposhtme:
• Përgatit kalendarin mujor lidhur me thirrjet për projekt propozime dhe thirrjeve të përshtatshme në bazë të vizionit dhe misionit të organizatës;
• Përgatit propozime duke përcaktuar konceptin; mbledhjen dhe formatimin e informacionit; shkrimin e draft propozimeve deri ne finalizmin e plotë të shkrimit të projektit dhe idesë së propozuar;
• Përcakton konceptin e projekt propozimit në diskutim me menaxherin e projektit duke identifikuar dhe qartësuar mundësitë dhe nevojat;
• Përmbush afatet dhe deadlinet për thirrjet e hapura për projekt propozime duke përcaktuar prioritetet dhe datat e synuara për grumbullimin, shkrimin, rishikimin dhe miratimin e informacionit;
• Zhvillon propozimin duke grumbulluar informacione duke përfshirë natyrën e projektit, objektivat, rezultatet, implementimin, metodologjitë, afatet kohore, personelin, buxhetin, standardet e performancës dhe vlerësimin; dhe informacionet e organizatës;
• Mban të updatuar axhendën e organizatës si dhe menaxhon informacionet që publikohen në media sociale si dhe në faqen e web-sitit;
• Përmirëson shkrimin ose shkrimet e projekt propozimeve të kryera nga ai vetë apo të kryera nga personel tjetër.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
• Aftësitë të shkëlqyera në shkrim, si në shqip po ashtu dhe në anglisht duke marrë në konsideratë që shumica e projekt propozimeve duhet të shkruhen në anglisht.
• Aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe në gjetjen e informacioneve të duhura.
• I saktë dhe i përpiktë sa i takon deadline-ve.
• Të dëshmojë se ka zotësi në shkrimin e projekteve duke dhenë shembuj të projekt propozimeve të shkruara nga ai vet ose projekte të fituara.
• Preferohen të kenë njohuri ose eksperincë nga fusha e mjedisit por nuk kufizohemi vetëm në to duke marrë në considerate që mjedisi është një fushë e cila përfshin shumë dimesione të tjera.

Pozicioni i punës është part time dhe fleksibël. Punojësi cakton vet planin kalendarik të punës përgjatë muajit në bazë të thirrjeve të projekt propozimeve në të cilat ai do të aplikojë. Pagesa aplikohet për çdo projekt propozim të përfunduar dhe të dorëzuar në zyrë, si dhe aplikohet bonus në rastë të fitimit të projekt propozimeve përkatëse. CV-të tuaja mund ti dërgoni në adresën e emailit: contact@buildgreenalbania.org. Aplikimet janë të hapura deri në datën 15 Mars.




Cel. : 069 22 35 144
 


Apply WhatsApp
Back
Top