• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh B2B

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Perfaqesues Shitjesh B2B”.

Qellimi i Pozicionit:
Te prezantoje dhe realizoje shitjen e sherbimeve qe ofron kompania tek Klientet Biznes duke synuar permbushjen e objektivit mujor te shitjes dhe sherbim te shkelqyer ndaj Klientit.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Analizon dhe kerkon Klientet potenciale Biznes ne sektorin e makinave me qira, transfertave, guidave, sherbimeve te turizmit por jo vetem por jo vetem.
• Promovon sherbimet qe ofron kompania tek Klientet Biznes, duke synuar finalizim te shitjes.
• Pergatitit dhe propozon tek Klientet potencial oferten financiare dhe ndjek procesin deri ne nenshkrimin e kontrates.
• Miremban dhe kujdeset qe marredhenia me Klientet aktuale Biznes te jete e shkelqyer.
• Trajton ne menyre profesionale cdo ankese te Klientit duke ofruar zgjidhjen e tyre. Raporton ecurine tek Drejtori i Shitjeve.
• Pergjigjet me etike dhe ne cdo kohe thirrjeve telefonike te marra nga Klientet.
• Detyra te tjera sipas kerkeses se eproreve.

Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare.
Eksperienca: Minimalisht 2-3 vite eksperience pune ne shitje B2B.

Aftesite:
• Aftesi shume te mira ne shitje dhe ne sherbimin ndaj Klienteve.
• I motivuar dhe I orientuar drejt arritjes se rezultateve.
• Aftesi per te fituar besimin e Klientit nepermjet menaxhimit te shkelqyer te marredhenies me Klientet.
• Aftesi shume te mira komunikuese dhe aftesi shume te mira per te menaxhuar kohen.
• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
• Aftesi per te punuar nen presion
• Zoteron leje qarkullimi te tipit B.

Procedura e Aplikimit:
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Perfaqesues Shitjesh B2B".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.


Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top