• Sapo je diplomuar dhe dëshiron të punësohesh pranë vendit tënd të Lindjes?

Shqiperi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
logo.svg


Punësohu në Kredo.al !


Sapo je diplomuar dhe dëshiron të punësohesh pranë vendit tënd të Lindjes?

Apo je në kërkim të një punësimi të ri në qytetin tënd që mund të ndërtojë një karriere më të suksesheme për ty?


Kredo Finance është Punëdhënësi i duhur, së shpejti në çdo krahinë të Shqipërisë!

Nëse je një person energjik, gati për të dhënë më të mirën tënde dhe plot me ide të reja për të na propozuar,
si dhe ke dëshirë të punësohesh në një ambient pozitiv, energjik dhe me mundësi pafund për të mesuar,
atëher dërgo CV-në tënderekrutime@kredo.al dhe një staf profesionist do të vlerësojë mundësitë tuaja të punësimit në Kredo.al
për të qënë pjesë e skuadrës që Shërben Klientët tanë në degë.

Kredo Finance është një institucion financiar i licencuar nga Banka e Shqiperise si Institucion Financiar i Mikrokredisë në Nëntor 2017.
Lexoni më tepër për ne në www.kredo.al

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre.
Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar
për pozicionin e Specialistit të Shërbimit të Klientit nga çdo krahinë e Shqipërisë.


Përgjegjësite dhe Detyrat kryesore që merrni përsipër:


  • Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania
  • Vleresimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti
  • Organizimi i dosjes së kredise dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies
  • Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre
  • Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura
  • Shërbimi i klientëve në degë duke u kujdesur për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të kompanisë
Çfarë kriteresh përdoren për vlerësimin e kandidaturës tuaj:

  • Diplomë Universitare
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar)
  • Eksperience në sektorin e shërbimit të klientit
  • Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve
  • Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite (Outlook ; Word; Excel)
  • Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht
 


Apply
Back
Top