• Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Zyre

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra sociale dhe kulturore, Ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Koordinatore Zyre dhe Recepsion
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Koordinatorja e Zyres është pika e parë e kontaktit.
Tregon miresjellje në pritjen dhe percjelljen e vizitoreve si dhe asiston departamentet në detyrat administrative.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Mirëpret dhe akomodon vizitoret, partnerët, klientët dhe çdo bashkëpunëtor tjetër si dhe bën njoftimin e personit pritës në kompani.
  • Përcjelljë në kohë telefonatat, e-mailet e ardhura në adresë të kompanisë.
  • Kryen korrespodencat përkatëse me të gjitha menyrat e komunikimit, telefon, email.
  • Nënshkruan dhe shpërndan postën (letra ose pako), bën regjistrimin e tyre në protokollin hyres si dhe bën shpendarjen përkatëse brenda kompanisë.
  • Mbështet dhe asiston departamente e tjera (shtyp materiale, hedh të dhënat, kryen telefonata, perpilon raporte në funksion të departamenteve)
  • Asiston stafin në kuadrin administrativ si përkthime, perpilim materialesh, krijimi i kopjeve fizike apo elektronike sipas rastit.
  • Përgjegjës për mirembajtjen e aseteve të kompanisë, kryen kontrolle peroidike dhe bën kërkesa tek personat përgjegjës për riparimin ose realizimin e mirëmbajtjes.
  • Përgjegjës për magazinen e kancelarive dhe mjeteve të punës, bën porositë përkatëse, mban inventarin e gjëndjes dhe dokumenton të gjithë veprimtarine e alokimit të kërkesave të stafit.
  • Koordinimi i korriereve me mjetet e duhura për transportin e stafit sipas nevojave.
  • Përgatit dhe mban të përditesuar regjistrat e stafit të kompanisë, hyrje-dalje, leje vjetore apo të tjera, llojin e mungesave. Bën raportime periodike tek Departamenti i Burimeve Njerëzore për të gjithe veprimtarinë e stafit.
  • Plotësimin e databazës së punonjësve mbi dorezimin e dokumentacionit personal dhe update e tyre rast pas rasti.
  • Mban protokollin e kompanis si edhe menaxhon dokumentacionet hyrëse dhe dalëse në dosje, shoqëruar me indeksin përkates .


Edukimi:


  • Të posedoj Diplome Universitare.

Eksperiencat e punës:


  • Minimumi 2 vjet eksperiencë në të njetin pozicion ose pozicione të ngjashme.

Kualifikime të tjera:


  • Zotërim i gjuhës angleze të mbrojtur dhe në nivel shumë të mirë të shkruar dhe të folur. (Njohja e gjuhëve të tjera të komitetit europian do të përbënin avantazh)
  • Njohuri në Paketën Microsoft Office (shtypje në tastierë, përpilim tabelash etj.)


Aftësi të tjera:


  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon me klientët, vizitorët, manaxherët dhe stafin.
  • E aftë të punoj në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • E aftë të koordinoj dhe balancoj punën.
  • Të jetë etike në mardhënie me kolegët.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0119.

Afati i dorëzimit 01.02.2019
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë
 


Apply
Back
Top