• Durres, ofroj vend pune Menaxher Dyqani

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.
Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Operacional
Vendodhja: DURRES
Permbledhja e Pozicionit: Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan. Ai/ Ajo kujdeset per aplikimin korrekt te standarteve te kompanise , optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai drejton, zhvillimin e profesional te ekipit te tij dhe prezencen e markes ne syte e klientit duke ofruar nje sherbim te shkelqyes qe tejkalon pritshmerite e klientit. Monitoron ne menyre te vazhdueshme te gjithe punet e departamenteve te dyqanit si kasat, magazina, marketi.

Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Kontrollon pastertine e dyqanit vazhdimisht gjate dites dhe merr masa qe dyqani te kete nje paraqitje te mire persa i perket pastertise dhe higjenes.
  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes.
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta.
  • Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuar ne standartet e kompanise.
  • Kontrollon veprimet monetare te kasave te dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute.
  • Pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mengese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.
  • Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist.
  • Harton me kujdes orarin e punes per te gjithe stafin e dyqanit bazuar ne proceduren e brendshme te kompanise dhe ne nje planifikim sa me eficent te proceseve operacionale.
  • Eshte pergjegjes per trajnimet e stafit te te gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset per efektivitetin e trajnimit, shpejtesine dhe cilesine e pershtatjes te stafit te ri.
  • Merr masa parandaluese dhe korrigjuese ne rast te mozbatimi ose keqinterpretimi te standarteve te kompanise nga ai dhe ekipi i tij.
  • Merr masa administrative brenda kompetences se vet per shkelje te standarteve te kompanise dhe procedurave te brendshme ne bashkepunim me departamentet perkatese.
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke pershire shumellojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre dhe trajnon stafin ne lidhje me keto.
  • Njeh me se miri aftesite dhe mangesite e ekipit te tij dhe perpiqet ne menyre aktive per permiresimin e vazhdueshem te ekipit.
  • Raporton cdo incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare
  • Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.
  • Merr rol aktiv ne procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional ne bashkepunim me departamentin e Burimeve Njerezore.
  • Jep feedback te vazhdueshem ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesve.
  • Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit/ punonjesit te ndodhura nga pakujdesia/ngarkesa e punes.
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune dhe moniton punonjesit.
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

Kerkesat:

  1. Edukimi: Arsim i larte
  2. Eksperiencat e punes: Te pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail perben avantazh)
  3. Kualifikime te tjera

  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera
  • Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar

Aftesi te tjera:

  • Menaxhim Stresi
  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne tuaj deri me date: 31.01.2019 ne adresen elektronike [B]hr@jumbo.al[/B]
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top