Tirane, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Kredia për Individë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Specialist | Banke / Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i punës:
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Kërkesat për pozicionin:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 21 Janar 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
- Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
- Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
- Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën e detyrimit dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit të klientit me NOA;
- Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
- Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
- Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
- Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
- Respekton politikën në fuqi për faljen e gjobave;
- Raporton në Komitetin e Delinkuencës dhe në Njësinë e Mbledhjes së Kredive lidhur me përpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura për:
- zgjidhjen e kredive në vonesë;
- mbledhjen dhe organizimin e informacionit të duhur në lidhje me mashtrimet, pagesat, humbjet, etj.
- Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
- Raporton dhe zbaton instruksionet e dhëna nga Drejtori i Njësisë;
- Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme;
- E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
- Aftësi të provuara negocimi;
- Aftësi të mira analitike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
- Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
- Aftësi të zhvilluara për të negociuar;
- Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
- Aftësi për të menduar në një mënyrë kritike;
- Aftësi për vendimmarrje.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 21 Janar 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.