• Durres, ofroj vend pune Agjent shitjesh

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Kompania Eno-TD, një kompani që operon në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave prej vitit 1999 kërkon të rekrutojë Agjent/e Shitjesh,
nje person me vetëmotivim për të punuar në terren për shitjen e produkteve dhe shërbimeve të pikës Eno-TD në Durrës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për zonën Durrës, Shijak, Shkozet, Sukth
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe kontakton klientë potencial në territorin e tij për shërbimet e pikes Eno -TD.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet dhe shërbimet tek klientët.
  • Mbledh të dhëna nga tregu, klientët dhe konkurenca si edhe jep propozime për rritjen e shitjeve dhe përmbushjen e nevojave të klientëve
  • Koordinon dhe monitoron përmbushjen e porosive të marra ne terren me pikën e shitje dhe bashkepunon ngushte me te gjitha hallkat pergjegjese që nevoja e klientit të përmbushet me sukses dhe klienti të ngelet i kënaqur.
  • Zbaton me perpikmeri detyrat e percaktuara nga kompania.

Kërkesa:

  • Preferohet të ketë eskperiencë pune në industrinë e gomave të makinave
  • Preferohet të ketë mbaruar shkollë të mesme
  • Të ketë leje drejtimi automjeti

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne duke derguar CV-in në adresën marketing@eno-td.com ose duke e paraqitur atë dorazi pranë Pikës Eno-TD në Shkozet ngjitur me mbikalimin e autostradës Durrës-Tiranë
 


Apply
Back
Top