• Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive

Objektivat Kryesore

  1. Siguron mbështetje ekzekutive dhe performon detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Kryen detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Departamentit të Sekretariatit Korporativ.
  3. Mbështet dhe bashkëpunon për organizimin e komiteteve per Qeverisjen e Brendshme. të bankës


Rolet dhe Përgjegjësitë kryesore

  1. Kryen një larmishmëri detyrash administrative ose siguron mbështjete ekzekutive, të cilat kërkojnë nivel të lartë konfidencialiteti.
  2. Vepron si person kontakti ndërmjet Drejtorit të Përgjthshëm, vartësve apo personave të tretë, duke përcjelle direktiva, instruksione, detyra dhe monitoron statusin e kryerjes së tyre.
  3. Koordinon axhendën e Drejtorit të Përgjithshëm, përgatit dhe mbledh materialet sipas rastit të caktuar;
  4. Përgatit materiale të ndryshme, grafikë, harta dhe prezantime sipas kërkesës.
  5. Përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që i dërgohet Autoriteteve sipas nevojave të bankës.
  6. Kryen vlerësim paraprak të çdo teme dhe / ose dokumenti hyrës (raport, korrespondencë, etj.) përpara se t’ia paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm.
  7. Koordionon aktivitetet e drejtimit të zyrës për Drejtorin e Përgjithshëm.
  8. Organizon dhe ndjek Qeverisjen e Brendshme të Korporatave.

Aftesite e kerkuara

  1. Diplomë e shkollës së lartë
  2. Eksperiencë e mëparshme pune (e preferueshme)
  3. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi
  4. Të jetë diskrete dhe e aftë të ruajë konfidencialitetin
  5. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  6. Vëmendje e shkëlqyer ndaj detajeve
  7. Të ketë aftësi shumë të mira kompjuterike


Afati i fundit per pranimin e aplikimeve: 21 Dhjetor 2018.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun: https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/asistente-ekzekutive/
 


Apply
Back
Top