• Tirane, ofroj vend pune part time Asistente Administrative

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ATIS SHPK (www.atis.al), një nga agjensitë dixhitale më të mëdha ne vend kërkon një ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E me kohe te pjesshme.

Detyrat kryesore:

• Menaxhimi i dokumentave, organizimi i takimeve në kohë dhe përpikmëri;
• Pret, përcjell vizitorë të huaj ose partnerë që kanë lidhje me shoqërinë;
• Menaxhon dokumentacionet në dosje, shoqeruar me indeksin përkatës;
• Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të ndryshme të shoqerisë;
• Dokumenton dhe arshivon kontratat sipas natyrës së tyre;
• Organizon axhendën, takimet dhe udhëtimet e punës për Drejtuesin e shoqërisë;
• Organizon dhe kujdeset për blerjen e materialeve të nevojshme për aktivitetin e zyrës;
• Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës në formë elektronike ose hard copy;
• Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, procesverbalet e takimeve;
• Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
• Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
• Përgatitja e raporteve dhe informacioneve për menaxhimin;
• Përgatit axhendat e takimeve dhe telefonatave;
• Raporton te eprori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.


Kërkesat:
- Te kete perfunduar studimet e larta (Dega Shkenca Sociale/Juridik)
- Të ketë aftësi organizuese dhe koordinuese
- Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale;
- Njohuri te programeve Microsoft Office
- Të zotërojë gjuhën Angleze
- Part time paradite ose mbasdite 4 ore/dite, 5 dite/jave.

ATIS SHPK deshiron te vere ne vemendjen e kandidateve te interesuar per punesim se cdo informacion qe do te paraqesin lidhur me shprehjen e interesit te tyre per sa me siper, do te trajtohet me nje nivel sigurie te stadarteve me te larta per ruajtjen dhe perpunimin e te ketyre te dhenave ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" i ndryshuar dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij. Gjithashtu, me dhenien e ketij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij per procesimin dhe ruajtjen e metejshem te te dhenave personale te tij nga ana e ATIS SHPK per perdorim te brendshem te kompanise dhe per qellimin per te cilin ai ka deklaruar vullnetarisht keto te dhena.
Kandidati ka te drejte te kerkoj ne cdo kohe shtimin, heqjen, bllokimin apo korrigjimin e te dhenave te tij sipas te drejtave dhe detyrimeve te parashikuar ne aktet ligjore.
Me dergimin e CV nga ana juaj, shoqeria ATIS SHPK prezumon qe ju keni marr njoftim dhe keni dhene pelqimin tuaj per sa me siper.
 
Back
Top