• Tirane, ofroj vend pune Digital Marketing Specialist

Abingmedia ofron pozicion pune “Digital Marketing Specialist”

Nëse dëshironi të mësoni për marketingun e të ardhmes, të sfidoni veten dhe të njihni gjerësisht botën dixhitale, kompania Abingmedia është vendi i duhur për të mësuar dhe punuar.
Abingmedia është kompani e fokusuar 100% në zhvillimet dixhitale, dhe ofron menaxhimin e fushatave nga të gjithë kanalet e marketingut dixhital që ndodhen në botë. Nuk është vetëm një agjenci që ofron këtë shërbim por ka krijuar software-t e saj që nuk janë krijuar nga asnje kompani në ballkan duke shtuar kanalet dixhitale ku kompanitë mund të marketojnë siç është lançimi i platformes Abingmedia Video Ads www.abingmedia.com .

Kompania ofron:

  • Vend i lirë pune për pozicionin “Digital Marketing Specilaist”.
  • Mundësi për të mësuar në aspektin profesional në një kompani që po zhvillohet çdo ditë edhe më shumë në botën dixhitale.
  • Individi që do të përzgjidhet do të ketë mundësinë të mësojë duke punuar realisht në platformat më gjigande të marketingut në botë.
  • Trajnime nga ekspertë që janë pjesë e kompanisë për të gjitha kanalet: Google, SEM, Analytics, Facebook, etj.
  • Nuk është e nevojshme të ketë njohuri apo eksperiencë të mëparshme në fushën që do të mësojë por të ketë dëshirë dhe përkushtim për të mësuar dhe gjetur zgjidhjet e nevojshme.
  • Individi i cili do të shprehë më shumë përkushtim dhe aftësi për të mësuar do të ketë mundësi të punësohet në këtë pozicion pune.

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Në bashkëpunim me pjesën tjetër të departamentit, përcakton kreativat e fushatave për klientin specifik.
  • Krijon dhe menaxhon në mënyrë të vazhduar fushatat aktive.
  • Raporton për rezultatet analitike të arritura përcdo fushatë në cdo kanal.
  • Bën kërkime dhe ndryshime për risitë më të fundit të kanaleve online.
  • Punon për të nxjerrë elemente të rëndësishëm dhe rekomandime që mund të implementohen.
  • Qëndron i njohur me trendet më të reja të botës dixhitale.

Duhet të jetë:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Informatikë-Ekonomike (ose fusha të ngjashme).
  • Të ketë njohuri bazike mbi kanalet online dhe dëshirë për të mësuar më shumë për të.
  • Kreativ, ambicioz, dëshirë për të mësuar dhe me aftësi të mira analitike pavarsisht eksperiencës në punë.
  • Serioz/e dhe i/e përkushtuar në punën që do bëjë.
  • Të ketë dëshirë të punojë në një grup kreativ dhe dinamik.

Të interesuarit të dërgojnë CV përkatëse më subjektin “Digital Marketing Specilasit” tek adresa e emailit jobs@abingmedia.com .
 


Apply
Back
Top