• Shkoder, ofroj vend pune Shitese

Shites/e
Mandarina Project eshte nje OJF qe ka dhene kontributin e saj nder vite si ne nivel lokal ne territorin e Shkodres, ashtu edhe ne nivel kombetar e nderkombetar me projekte te shumta kreative, gjitheperfshirese, argetuese e sensibilizuese ne fusha te ndryshme.
Ne kuader te zhvillimit te turizmit ne rajonin e Shkodres, organizata jone sjell nje projekt te ri. Ky projekt zbatohet ne kuader te Programit mbi demokracine Vendore ne Ballkanin Perendimor (ReLOadD), i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkoder, si nje nder 12 bashkite partnere te programit ReLOaD ne Shqiperi eshte bashkefinancuese dhe bashkezbatuese e programit, per projektet qe po zbatohen ne territorin e Bashkise.

Mandarina Project
ofron mundesi punesimi per pozicionin: Shites/e me kohe te plote
Departamenti: Shitje
Vendodhja: Shkoder

Kandidati/ja duhet të plotësojnë këto kritere:
• Pergjegjese per realizimin e shitjeve ditore dhe mbylljet e xhiros ditore, permes programeve perkatese kompjuterike apo kases fiskale;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, mirësjellje me klientet;
• Te jete optimiste dhe e motivuar;
• Te jete entuziaste per promovimin e produkteve;
• Te kete ndjeshmeri per paraqitjen e tyre ne dyqan;
• Te jete e paraqitshme dhe e rregullt nga ana estetike;
• Të jetë i/e aftë të ndjekë instruksione;
• Te perdore kompjuterin, programet baze dhe printerin,
• Të jetë i/e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve dhe te ndertoje raporte
• Të jetë i/e përpiktë në orare dhe fleksibel;
• Te kete aftësi të mira organizuese;
• Te kete njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane;
• Te kete njohuri te mira te traditave te qytetit te Shkodres dhe zonave perreth;
• Te kete prirje ne kryerjen e proceseve te lehta te prodhimit si printim/stampim bluzash/ filxhanesh, etj.

Preferohet qe kandidatët të kenë mbaruar shkollën e lartë (preferohet ne arte te bukura, histori, shkenca sociale, marketing etj) dhe të mos kenë angazhime të tjera.
Gjithashtu, preferohet qe kandidatet te jene me banim ne Shkoder,


Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV e tyre me foto, reference perkatese: kontakte te sakta email ose celular te punedhenesit te meparshem si dhe Leter Motivimi ne adresen elektronike: [B]info@mandarinaproject.al[/B]

Afati i fundit per aplikim eshte data 05.12.2018
Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top