• Elbasan, ofroj vend pune Shofer

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. italisht

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kërkon të punësojë një shofer për selinë e Elbasanit. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vit, me kalimin e një periudhe prove prej tre muajsh. Angazhimi i punës është 30 orë nëjavë, duke filluar brenda muajit dhjetor 2018.Kandidatët e interesuar duhet të zotërojnë:

  1. njohje të mirë të gjuhës italiane;
  2. aftësi të mira komunikimi, aftësi praktike, besueshmëri, sjellje të edukuar;
  3. aftësi të mira për të punuar në grup;
  4. aftësi të mira në drejtimin e makinës;
  5. eksperiencë në drejtimin e makinës.

Në kushtet e një vlerësimi të barabartë, ka prioritet kandidati që banon në Elbasan apo në zonat përreth.Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në zarf të mbyllur pranë sekretarisë didaktike të selisë së Elbasanit, brenda datës 10 dhjetor 2018, ora 17.00 dokumentacionin e poshtëshënuar:


  1. Kërkesë me shkrim drejtuar Administratorit të Universitetit (në gjuhën italiane);
  2. Curriculum Vitae (në gjuhën italiane) me firmë;
  3. Fotokopje të titullit të studimit dhe të listës së notave ;
  4. Fotokopje të një dokumenti identifikimi të vlefshëm në momentin e aplikimit;
  5. Fotokopje të patentës.

Mbi zarfin e dokumenteve të kërkuara duhet të shënohen: emir mbiemri, adresa e banesës, numri i telefonit, adresa elektronike e kandidatit dhe pozicioni I punës për të cilin aplikon kandidati.
 
Back
Top