• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier/e Kimist

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Inxhinier Kimist në UFK Elbasan
Departmenti: Administrata e Uzinës së Ferro Kromit Elbasan
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan


Detyrat dhe Përgjegjësitë


  1. Mbulon dhe eshte pergjegjes per sektorin e analizave te laboratorit nga marrja e kampionit te perpunuar deri ne nxjerrjen perfundimtare te rezultateve te analizave. Analizon mostrat me spektrometrin Axios XRF, perfshire perpunimin fizik dhe analizen e C&S ne LECO CS 230.
  2. Arshivon mostrat ne kutite perkatese dhe ne dhomen e arshives.
  3. Analizon lageshtine e koksit ditor
  4. Analizon mostra me XRF ne fundjave (1/4) jave
  5. Mban paster vendin e punes dhe ambjentet e perbashketa
  6. Merr pjese ne procese te mostrimeve te lendeve ta para, si anetar I komisionit te mostrimit, vecanerisht minerale.
  7. Per nevoja te kompanise duhet te ndjeke procese mostrimi edhe ne Burrel apo Durres.
  8. Ka pergjegjesi per mirembajtjen dhe funksionimin normal te aparaturave dhe te ambjetit te punes. Kryen sherbime teknike ndaj pajisjeve te laboratorit kur eshte e nevojshme
  9. Ne rastin kur konstatojne anomali te funksionimit ta paisjeve dhe aparteve laboratorike njoftohet menjehere shefi i laboratorit dhe specialisti i paisjeve. Mbahet shenim mbi anomalite e kost_atuara ne menyre sa me te detajuar te mundur (fenomenet e vena re,koha e ndodhjes etc).
  10. Ne rast te anomalive te renda qe shoqerohen me fenomene te rrezikshme (shkendia elektrike, zjarr, tym apo eksplozion) stakohet menjehere aparaturat. Ne pamundesi per t'ju afruar aparturave, stakohet automati i furnizimit me energji te paisjeve. Pas marrjes se masave paraprake njoftohen menjehere shefi i laboratorit dhe drejtuesit e uzines.
  11. Laboranti/analisti duhet ta kete qarte llojin dhe natyren e kampionit qe analizon. Ne rast te ndonje paqartesie apo dyshimi, te pyese shefin e laboratorit apo drejtuesit e prodhimit. Qendrimi i laborantit ndaj rezultateve te perftuara duhet te jete aktiv. Ai duhet te jete ne gjendje beje krahasimin me rezultatet paraprake. lnterpretimi llogjik i rezultateve te perftuara eshte i rendesishem si per te gjykuar per funksionimin e aparaturave ashtu dhe per te dhene informacion drejtueve te prodhimit.




Minimumi i Kualifikimit

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë , preferohet ne deget kimike(Inxhnieri Kimike, Kimi Industriale) në institucione të akredituara të arsimit të lartë apo institucione të huaja. Nota mesatare mbi 7 përbën përparësi. Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë njësuar diplomën nga MASH në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë
.Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
Aftësi:

  • Të zotërojë gjuhën angleze me diplomë përkatëse sipas kërkesave ligjore në Republikën e Shqipërisë përbën përparësi.
  • Të zotërojë shumë mirë programet bazë të komjuterit si aplikacione të paketës Microsoft Office (word, excel, powerpoint, acces etj.) 
  • Aftësi të interpretojë dokumente të tilla si rregulla sigurie, pune, mirëmbajtjeje, instruksione dhe procedura operacionale
  • Të ketë aftësi analizuese të raporteve numerike të testeve
  • Të ketë aftësi komunikuese të mira
  • Të ketë aftësi të punojë në Ekip

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim

  1. Me e-mail: hr@albchrome.al
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
UFK Elbasan Komuna Paper, Elbasan, Albania
 


Apply
Back
Top