Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier/e Kimist
- Elbasan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.
Pozicioni: Inxhinier Kimist në UFK Elbasan
Departmenti: Administrata e Uzinës së Ferro Kromit Elbasan
Vendodhja: Uzina e Ferro Kromit Elbasan
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Mbulon dhe eshte pergjegjes per sektorin e analizave te laboratorit nga marrja e kampionit te perpunuar deri ne nxjerrjen perfundimtare te rezultateve te analizave. Analizon mostrat me spektrometrin Axios XRF, perfshire perpunimin fizik dhe analizen e C&S ne LECO CS 230.
- Arshivon mostrat ne kutite perkatese dhe ne dhomen e arshives.
- Analizon lageshtine e koksit ditor
- Analizon mostra me XRF ne fundjave (1/4) jave
- Mban paster vendin e punes dhe ambjentet e perbashketa
- Merr pjese ne procese te mostrimeve te lendeve ta para, si anetar I komisionit te mostrimit, vecanerisht minerale.
- Per nevoja te kompanise duhet te ndjeke procese mostrimi edhe ne Burrel apo Durres.
- Ka pergjegjesi per mirembajtjen dhe funksionimin normal te aparaturave dhe te ambjetit te punes. Kryen sherbime teknike ndaj pajisjeve te laboratorit kur eshte e nevojshme
- Ne rastin kur konstatojne anomali te funksionimit ta paisjeve dhe aparteve laboratorike njoftohet menjehere shefi i laboratorit dhe specialisti i paisjeve. Mbahet shenim mbi anomalite e kost_atuara ne menyre sa me te detajuar te mundur (fenomenet e vena re,koha e ndodhjes etc).
- Ne rast te anomalive te renda qe shoqerohen me fenomene te rrezikshme (shkendia elektrike, zjarr, tym apo eksplozion) stakohet menjehere aparaturat. Ne pamundesi per t'ju afruar aparturave, stakohet automati i furnizimit me energji te paisjeve. Pas marrjes se masave paraprake njoftohen menjehere shefi i laboratorit dhe drejtuesit e uzines.
- Laboranti/analisti duhet ta kete qarte llojin dhe natyren e kampionit qe analizon. Ne rast te ndonje paqartesie apo dyshimi, te pyese shefin e laboratorit apo drejtuesit e prodhimit. Qendrimi i laborantit ndaj rezultateve te perftuara duhet te jete aktiv. Ai duhet te jete ne gjendje beje krahasimin me rezultatet paraprake. lnterpretimi llogjik i rezultateve te perftuara eshte i rendesishem si per te gjykuar per funksionimin e aparaturave ashtu dhe per te dhene informacion drejtueve te prodhimit.
Minimumi i Kualifikimit
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë , preferohet ne deget kimike(Inxhnieri Kimike, Kimi Industriale) në institucione të akredituara të arsimit të lartë apo institucione të huaja. Nota mesatare mbi 7 përbën përparësi. Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë njësuar diplomën nga MASH në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë
.Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
Aftësi:
- Të zotërojë gjuhën angleze me diplomë përkatëse sipas kërkesave ligjore në Republikën e Shqipërisë përbën përparësi.
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë të komjuterit si aplikacione të paketës Microsoft Office (word, excel, powerpoint, acces etj.)
- Aftësi të interpretojë dokumente të tilla si rregulla sigurie, pune, mirëmbajtjeje, instruksione dhe procedura operacionale
- Të ketë aftësi analizuese të raporteve numerike të testeve
- Të ketë aftësi komunikuese të mira
- Të ketë aftësi të punojë në Ekip
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
- CV të Detajuar;
- Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
- Me e-mail: hr@albchrome.al
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Apply