• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Surprice Ballkan, Sektori i Makinave me Qira

Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin;


Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Koordinatori i Surprice Ballkan”, sektori i Makinave me Qira.


Qellimi i Pozicionit:
Koordinon, kontrollon dhe analizon ecurine e aktivitetit te sektorit te makinave me qira ne Ballkan duke synuar permbushjen e objektivave te paracaktuara dhe respektim te politikave te kompanise.


Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Kontrollon cmimet e qirase te makinave per Ballkanin dhe sygjeron ndryshime ose oferta te reja sa here kjo eshte e nevojshme.
• Komunikon me partneret dhe shikon progresin e rezervimeve. Shtyn partneret per te arritur targetin e paracaktuar.
• Kontrollon raportet e shitjeve extra dhe rating per te gjithe shtetet dhe shtyn atje ku ka regres.
• Komunikon me kompanine meme ne lidhje me problematika te ndryshme ditore qe mund te dalin gjate dites ne te gjithe partneret tane.
• Ndjek zgjidhjen e problemit dhe informon partneret per progresin.
• Vizitin pikat e Surprice Ballkan dhe kontrollon operacionet, sherbimin dhe cilesine.
• Pas cdo kontrolli pergatit raportin e gjetjeve dhe problematikave te kontatuara dhe e raporton tek Administratori.
• Mban ne kontroll “tickets” qe hapen ne system per problematika te ndryshme dhe garanton qe kthimi i pergjigjeve te behet ne kohe dhe ne perputhje me politikat e kompanise.
• Mbledh faturat e rentalit per muajin paraadhes nga perfaqesuesit e zyrave perkatese ne Ballkan dhe leshon faturat e reja kundrejt kompanise meme.
• Perpilon ne baza mujore faturat e komisioneve te muajit paraardhes dhe ia shperndan shteteve perkatese.
• Brenda dates 15, pasi pagesa ka kaluar nga kompania meme, kryen pagesat kundrejt shteteve perkatese.
• Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare.
Eksperienca: Minimalisht 3 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme.


Aftesite:
• Aftesi shume te mira komunikuese, dhe organizuese.
• Te kete aftesi shume te mira per zgjidhje problemesh.
• Te ruaje dhe mbroje konfidencialitetin e informacioneve te kompanise.
• Te punoje me integritet,perkushtim dhe motivim ne interes te kompanise.
• Te jete proaktiv dhe te kete aftesi te marre iniciative
• Njohuri shume te mira ne gjuhen Angleze.
• Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office dhe programeve kompjuterike.
• Te jete i gatshem te udhetoje jashte Shqiperie sa here kjo do te jete e nevojshme.
• Zoteron leje qarkullimi te tipit B.


Procedura e Aplikimit:
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Koordinator i Surprice Ballkan".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.


Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top