Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemesh
Kastrati Group ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin: Administrator i Sistemeve
Themeluar në fillim të viteve ’90, Kastrati Group është një nga investitorët më të mëdhenj dhe më të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon. Kastrati Group është lider i padiskutueshëm në sektorët ku operon; në sektorin e energjisë dhe tregimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe prej vitesh operon me sukses në sektorin e ndërtimit përmes zhvillimit të pasurive të paluajtshme, menaxhimin e hapësirave dhe shërbimeve komerciale, tregun e sigurimeve, atë të abutomobilëve, sektorin e turizmit etj.
Kastrati Group zotëron disa kompani në Shqipëri dhe rajon dhe është një nga aktorët më të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit.
Përshkrimi i pozicionit:
Kastrati Group kërkon profesionist/e me përvojë në Administrimin e Sistemeve, i/e cili/a do të mundësojë mbështetje të plotë teknike për mirëmbajtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e sistemeve të softuereve, harduereve dhe rrjeteve të grupit. Kandidatët do të jenë pergjegjës për çështjet themelore teknike dhe do të ofrojnë këshilla dhe zgjidhje për të gjitha problematikat e mundshme të administrimit të sistemeve.
Kandidati/ja potencial/e duhet të jetë njohës i/e mirë si/dhe të ketë aftësitë e nevojshme në administrimin e sistemeve, duhet të ketë njohuri shumë të mira teknike dhe të jetë në gjendje të komunikojë në mënyrë efektive për të kuptuar dhe zgjidhur problemin në kohë reale. Gjithashtu, ai/ajo duhet të krijojë një vlerë të shtuar për kompanitë e grupit si dhe të ndihmojë në ruajtjen dhe zhvillimin e reputacionit të grupit. Ne jemi duke kërkuar Administrator të Sistemit, i cili bashkë me ekipin do të garantojë që infrastruktura jonë teknologjike të jetë efikase, e përditësuar dhe të mos shfaqë probleme.
Përgjegjësitë:
Kulifikimet e nevojshme:
Kushtet: Kastrati Group mundëson një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës dhe mundësi karriere.
Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në dhe letër interesi para datës 30 nëntor 2018 në adresën e e-mail: hr@kastratigroup.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencë të plotë dhe konform ligjit për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

- Demonstron ekspertizën e nevojshme në Administrimin e Sistemeve dhe Menaxhimin e Projekteve dhe ndjek zhillimin, zbatimin dhe përmirësimin e planeve të veprimit për teknologjitë e brendshme të grupit.
- Instalon, mirëmban, konfiguron dhe bën backup-in dhe restaurimin e shërbimeve kur është e nevojshme për paisjet dhe shërbimet e grupit.
- Instalon dhe konfiguron sistemet operuese, shërbimet e ndryshme si mail server, DNS, FTP, web, VOIP, IPTV, sistemet e monitorimit, etj.
- Monitoron logset e sistemeve kritike, vlerëson ecurinë e tyre nga ana funksionale dhe operacionale, konfiguron kushtet e alarmeve për rastet kur resurset janë drejt ezaurimit.
- Përcakton dhe ndjek procedurat e punës për sigurimin e mbarëvajtjes së shërbimeve të grupit.
- Planifikon në kohë përditesimet e nevojshme, ndërhyrjet e nevojshme të mirëmbajtjes si të zgjerimit të resurseve.
- Ndjek me përparësi dhe përditesohet vazhdimisht në lidhje me problemet e sigurisë të zbuluara mbi sistemet në përdorim dhe lajmëron në kohë, planifikon dhe zbaton në bashkëpunim me skuadrën përkatese të IT rregullimin e këtyre problemeve
- Zbulon dhe zgjidh në kohë problemet e funksionimit të paisjeve, programeve dhe shërbimeve.
- Përcakton dhe konfiguron akseset e shkallëzuara në resurset e informacionit si dhe ndjek politikat përkatëse të sigurimit të informacionit të grupit.
- Krijon skripte, ndërfaqe, shërbimet web, etj; për integrimet e nevojshme të sistemeve të kompanisë ndërmjet tyre dhe/ose me sisteme të ndryshme të partnerëve të kompanisë.
- Në koordinim me departamentet e tjera, sugjeron paisjet, programet si dhe liçencat të nevojshme konform nevojave të grupit.
- Angazhohet në projektet që kanë të bejnë me shërbimet e ndryshme të kompanisë.
- Menaxhon marrëdhëniet me palët e treta dhe kontratat e shërbimit të Departamentit të IT, sipas rastit.
- Punon me ose bashkëvepron në cilësinë (nëse nevojitet) e menaxherit të projektit për të kryer detyra specifike sipas nevojave të Departamentit të IT-së.
- Kryen me korrektësi dhe detyra të tjera që mund t’i caktohen për nevojat e Departamentit të IT-së.
Kulifikimet e nevojshme:
- Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme janë dega e informatikës ose ai duhet të ketë eksperiencë të dallueshme).
- Të ketë të paktën tre vjet në pozicionin e administrimit të sistemeve.
- Eksperiencë shumë të mirë në rrjetet dhe protokollet e rrjetit, në konfigurimin dhe gjetjen e problemeve të lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, etj. Certifikimi CCNP përbën avantazh
- Kandidati duhet të ketë eksperiencë të dallueshme në sistemet virtuale VmWare, Vcenter ,HyperV, etj.
- Kandidati duhet të ketë eksperience në sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), sistemet VOIP.
- Preferohen kandidatët që kanë certifikata në administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco.
- Kandidati duhet të njohë gjuhën angleze në të shkruar, të lexuar dhe të folur.
- Ai duhet të dijë të dokumentojë si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat bazë, etj.
- Leje drejtimi të automjetit.

Apply