• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Fashion & Mercato pjesë e MEGATEK, hipermarketi më i madhë i tipit ''Do It Yourself''', në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Financiere

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Siguron respektimin dhe përmbushjen e kërkesave të politikave dhe procedurave të Kompanisë, në lidhje me veprimet financiare.
  • Mban arkivën e dokumentave përkatëse lidhur me veprimet bankare dhe çdo të dhënë tjetër sipas udhëzimeve.
  • Siguron bashkëpunim optimal me punonjësit në Departament jashtë tij.
  • Harton raporte për punën e kryer, duke pasqyruar të gjitha vlerësimet, objeksionet dhe rekomandimet për procesin.
  • Njihet me manualin e Departamentit dhe zbaton me korrektësi procedurat përkatëse.
  • Siguron që veprimet po kryhen sipas përditësimeve të ligjeve përkatëse.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë ose Kontabilitet me rezultate të mira.
Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 2 vjet.

Aftësitë:
• Integritet të lartë dhe etikë profesionale.
• Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike.
• I/e aftë për të punuar në afate dhe nën presion.
•Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese, përfshirë aftësi të mira të prezantimit dhe shkrimit të raporteve.
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, programet e ndryshme financiare etj.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me E-mail: hr@mercato.al/
2. Ose nepermjet numrit te kontaktit 069 402 2492
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top