• Tirane, ofroj vend pune arkitekt

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
[FONT=&quot]
[/FONT]
Firma FAB Construction shpk, kërkon të punësojë një Arkitekt për të përformuar në të gjitha fazat e zhvillimit të punës përfshire planifikimin, projektimin dhe supervizimin e punimeve.

Përgjegjësitë kryesore të punës:

  • Projektimi i objekteve të ndryshme rezidenciale, social-kulturore, administrative, etj. dhe detajimi i tyre në aplikacionet kompjuterike.
  • Të punosh ngushtë me udheheqësin e grupit, skuadrën e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme;
  • Të kuptosh dhe të përkthesh në rezultat detyrat e projektit, të hartosh raporte, të prezantosh propozime, të bashkëpunosh në aplikime të ndryshme për konkurse projektimi dhe procedura prokurimi;
  • Të marrësh pjesë dhe të konsultohesh me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve;
  • Të jesh i përditësuar me legjislacionin e planifikimit të territorit;
  • Të negociosh dhe të koordinosh punën me kontraktorë dhe profesionistë të tjerë të nevojshëm gjatë hartimit apo zbatimit të projektit;
  • Të bësh vizita në objekte dhe të kontrollosh progresin dhe cilësinë e punës;
  • Të ndjekësh rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë zyrës në takimet me kontraktorët, klientët apo profesionistë të tjerë;

Kërkesat për kualifikim:

  • Të kesh mbaruar studimet e larta për Arkitekturë ose Planifikim urban;
  • Minimum 3 vjet experiencë si arkitekt
  • Aftësi për t’u përshtatur me një kulturë gjithpërfshirëse ku iniciativa dhe idetë e reja vleresohen shumë;
  • Aftësi për të përballuar presionin dhe orët e gjata kur janë të nevojshme dhe të jesh në gjëndje të punosh në një ambjent shumë dinamik, të jesh konfident dhe të pranosh kriticizëm në punë;
  • Etikë profesionale e padiskutueshme dhe transparencë maksimale

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre me e-mail, në adresën: ark.fabconstruction@gmail.com
 


Apply
Back
Top