Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Marketingut dhe PR
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtor të Departamentit të Marketingut dhe PR për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon.
NjË Vështrim i Përgjithshëm:
Kandidati ideal është përgjegjës/e për planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut, komunikimit të këtyre strategjive dhe aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: [COLOR=#0000ff]tianda.nano@eppc.al[/COLOR]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

- Përgjegjës për misionin, objektivat financiare të dep. Marketing/Komunikim/PR;
- Harton plane afatgjata/afatshkurtra dhe plan buxhete për vazhdueshmërinë e programit të dep. të marketing, komunikim dhe marrëdhënie me publikun, monitoron progresin, siguron vazhdimësinë e punës dhe vlerëson performancën e këtij departamenti;
- Harton, implementon dhe monitoron sisteme dhe procedura të nevojshme për lehtësimin e punës në departamentin që drejton;
- Harton, implementon dhe vlerëson strategji të marketingut dhe një program të marrëdhënieve me publikun me qëllim promovimin e imazhit të kompanisë në treg dhe mes konkurentësh;
- Koordinon marrëdhëniet me mediat, mban marrëdhënie të mira dhe kontakte të rregullta me to duke iu përgjigjur kërkesave të tyre nëpërmjet materialeve informative në lidhje me kompaninë;
- Përfaqëson në media të gjithë aktivitetin që kompania ushtron, nëpërmjet deklaratave për shtyp dhe cdo komunikimi për median;
- Përgjegjës për drejtimin e punëve editoriale, dizenjim, prodhim dhe shpërndarje të publikimeve të kompanisë;
- Mbështet me konsulencë dhe ekspertizë të gjitha aktivitetet e departamentit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në Marketing/Marrëdhënie me Publikun/Komunikim;
- Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 5 vjecare në pozicione drejtuese në Marketing/PR/Komunikim;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi përfshirë: të folurit në publik, të shkruarit;
- Aftësi të shkëlqyera vendimmarrje, organizimi dhe menaxhimit të kohës
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze, MS Office dhe të jetë familjar me median dhe hapësirën dixhitale.

Apply