• Tirane, ofroj vend pune intervistues, koordinator punesimi per grate e margjinalizuara

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: intervistues, koordinator punësimi për grate e margjinalizuara (një person).

Rolet dhe përgjegjësitë:

-Të realizojë intervista punësimi me gra punëkerkuese;
-Të regjistrojë të dhënat e secilës së intervistuar elektronikisht;
-Të mbajë dosje me material të printuara nga intervista (skedën e secilës punëkërkuese, fotokopjen e kartës së identitetit) bashkë me një profil të punësimit të përshtatshëm.
-Të ndërmjetësojë për punësimin e grave Rome dhe Egjyptiane, të grave në konflikt me ligjin dhe të grave me aftësi të kufizuara.
-Të mbajë një regjistër të vecantë me të dhënat e grave të marxhinalizuara, punëkërkuese.
-Të mbajë një ditar të aktiviteteve të realizuara për punësimin e grave të margjinalizuara.
-Të mbajë një regjistër me punëdhënësit e interesuar për punësimin e grave të margjinalizuara.


Edukimi :

Të ketë mbaruar universitetin, preferohen degë të shkencave sociale, të ekonomikut.

Eksperienca :

Të ketë të paktën një vit experiencë pune në shoqërinë civile ose në agjensi punësimi.
Të ketë të paktën një vit experiencë pune me grupet në nevojë(me Romët, me personat me aftësi të kufizuar, ose me gratë në konflikt meligjin).
Të jetë i/e komunikueshme, korrekt(e), që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dergojne CV, një letër reference me kontakte e një punëdhënësi dhe një letër motivimi ne adresen:
nccs.albania@gmail.com, brenda datës 29 tetor 2018.
 


Apply
Back
Top