• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Drejtor Shitjesh”, sektori i Makinave me Qira.

Qellimi i Pozicionit:
Harton, implementon dhe monitoron ekzekutimin e strategjise se shitjeve duke synuar eficence dhe produktivitet.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Zhvillon strategjine vjetore te shitjeve dhe garanton perbushjen e saj me sukses duke synuar permbushje te objektivave ne shitje.
• Vendos dhe mban lidhje te ngushta me klientet e rendesishem te kompanise.
• Harton politikat e bonuseve duke synuar rritje te nivelit te motivimit te punonjesve dhe arritje te rezultateve te paracaktuara.
• Siguron nje proces trajnimi sa me efikas per stafin e shitjes duke synuar rritje te shitjeve dhe performance te larte ne pune.
• Mbikqyr ecurine e sektorit te marketingut duke synuar rritje te performances ne kete sektor.
• Angazhohet ne hartimin dhe zhvillimin e strategjive marketing.
• Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.

Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare ne Administrim Biznes ose fusha te ngjashme.
Eksperienca: Minimalisht 5 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme. Te preferueshme eksperiencat ne fushen e marketingut.
Aftesite:
• Aftesi te mendoje dhe veproje ne menyre strategjike.
• Aftesi shume te mira ne shitje.
• Aftesi shume te mira komunikuese, motivuese dhe organizuese.
• Te punoje me integritet, perkushtim dhe motivim ne interes te kompanise.
• Te jete proaktiv dhe te kete aftesi te marre iniciative.
• Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office dhe programeve kompjuterike.
• Zoteron leje qarkullimi te tipit B.

Procedura e Aplikimit:
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Drejtor Shitjesh".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top