• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Finance & Marketing

Cosmos Computer LAND ofron vend pune:


Pozicionin: Manaxher Finance & Marketing.

Cosmos Computer Land eshte Distributori i Autorizuar per Shqiperi dhe Kosove i Bitdefender, kompania lider ne Sigurine Kibernetike.

Aktualisht jemi duke zgjeruar stafin ne lidhje me sherbimet qe jemi duke ofruar:

Zgjerimin e rrjetit te partnereve te Bitdefender ne Shqiperi dhe Kosove,

Sherbimeve IT qe jemi duke ofruar per tregun jashte ( USA dhe Europe )

Detyrat: Mbajtja e mardhenieve financiare me furniture dhe kliente, organizimi i porosive te mare dhe delegimi / ndjekja e kompletimit te tyre nga stafi teknik. Pregatitja e ofertave sipas kerkeses se klienteve, marketimi i produkteve ne rrjetet socilale, mbajtja e korresponedencave me furnitoret / klientet jashte vendit.
Puna konsiston 20% finance, 50% marketing dhe pregatitje ofertash, 30% komunikim me furniture / kliente te huaj.

Kerkesat ndaj kandidatit/es: Te kete mbaruar Universitetin dhe te mos kete detyrime te metjeshme, te kete eksperience pune minimalisht 3 vjet ne fushen e finances, te kete njohuri te mira te anglishtes, njohja e cdo gjuhe tjeter eshte nje plus per te, njohuri informatike ne software / hardware basike jane te mjaftueshme per te aplikuar.

Cilesite: Te jete person i komunikueshem dhe shume i organizuar, Te jete me aftesi te spikatura komunikuese dhe negociuese.


Perfitimet: Vleresim ne nivelin me te mire te mundshem bazuar ne aftesite dhe rezultatet qe do jepni, rivleresim ne menyre te vazhdueshme per cdo progres dhe arritje ne mardheniet e punes, mundesi zhvillimi dhe ambient pune profesional.


Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës së Cosmos Computer LAND, duke dërguar CV-në tuaj së bashku me një përgjigje të argumentuar të pyetjes: “PSE DUHET TË JENI JU MANAXHERI I RI I Finances & Marketing në Cosmos Computer LAND?” në adresën e e-mail-it info@cosmoscomputerland.com. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Cosmos Computer LAND ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.
 


Apply
Back
Top