• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Shërbimit me Klientin

logo.svg




Lajmërim Punësimi – Specialist i Shërbimit të Klientit


Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët,
kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre.
Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e
Specialist i Shërbimit të Klientit për zonën e Shkodër, Elbasan
Hapur më:
15 Shtator 2018
E vlefshme deri më:
25 Shtator 2018
Emri Kompanisë:
Kredo Finance shpk

Profili i Punës
Roli përfshin sa më poshtë:


  • Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vleresimit të përcaktuara nga kompania
  • Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti
  • Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies
  • Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre
  • Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura
  • Shërbimi i klientëve në degë duke u kujdesur për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brëndshme të kompanisë


Kërkesat minimale

Kandidati ideal do të duhet të ketë dhe tregojë:

  • Diplomë Universitare
  • Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar)
  • Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
  • Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve
  • Profesionalisht i aftë për perdorimin e Microsoft Office Suite, përfshirë Outlook dhe Excel
  • Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe më aftësi për të vënë prioritetet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht

Instruksione mbi Aplikimin

Kredo Finance dëshiron të krijojë një ambjent të veçante pune dhe është krenar për mundësitë e barabarta të punësimit që ofron.

Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën: rekrutime@kredo.al deri me daten 25 Shtator 2018




Cel. : rekrutime@kredo.al
 


Apply
Back
Top