• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist Kontabiliteti

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të regjistrojë në sistem të gjitha faturat e blerjeve, të mbajë dokumentat përkatëse dhe të kontrollojë nëse urdhërat janë bërë sic duhet.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Regjistron të gjitha faturat e blerjes në baza ditore dhe përgatit librin e blerjes.
  • Përgatit librin e aktiveve dhe ndjek inventarin e tyre.
  • Përpilon tabelën e kostos së lëndëve të para dhe të mallrave.
  • Përgatit dhe dorëzon në kohë të gjitha raportet mujore të investimeve, të blerjeve dhe të zhvlerësimit të aseteve të kompanisë.
  • Përgatit raportin vjetor të blerjeve.
  • Kontrollon urdhërat në sistemin e kompanisë dhe kontabilizon blerjet dhe pagesat.
  • Organizon kontrollin fizik të dokumenteve në bazë mujore dhe arshivimin sistematik të dokumentave.
  • Përgatit tabela të ndryshme në excel.

Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në deget Kontabilitet.
  • Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në nje rol të ngjashëm në lidhje me regjistrimet kontabël të llogarive të shpenzimeve dhe të pagueshme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në punën me shifrat.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
  • Të jetë i/e saktë dhe i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të jetë konfident me procesin e regjistrimit në librin e blerejeve.
  • Të njohë legjislacionin e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor për TVSH dhe Tatimit të të ardhurave.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.

  • Përvoje punë në SAP përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 20 Shtator 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top