• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Mediave Sociale

EPPC Albania, kërkon një Specialist/e të Mediave Sociale për një kompani të suksesshme në vend që operon në distribucion.

Përgjegjësitë kryesore:


  1. Menaxhimi i fushatave të marketingut në rrjetet sociale;
  2. Kurimi i imazhit të kompanisë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe rritja e vizibilitetit të brande-ve;
  3. Krijimi, kurimi dhe menaxhimi i kontentit të publikuar (imazhe, video dhe materiale të tjera të shkruara);
  4. Monitorimi dhe ofrimi i informacionit përdoruesve në rrjetet sociale në lidhje me produktet e kompanisë;
  5. Dizenjimi, krijimi dhe menaxhimi i fushatave promocionale në rrjetet sociale;
  6. Të kujdeset online për reputacionin e kompanisë dhe brande-ve të saj.

Kërkesat kryesore:


  • Diplomë Universitare (Marketing/PR);
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale (fb, twitter, instagram, linkedin, youtube, pinterest, google+ etj);
  • Të jetë person kreativ, i apasionuar pas mediave/rrjeteve sociale.


Si të aplikoni :


Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni CV-të tuaja në: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top