• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Shitjesh (Fruta)

EPPC Albania kërkon një Manaxher Shtijesh (Fruta) ër klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e kompanisë;
  • Kujdeset për ngritjen e performancës së punëtorëve të kompanisë dhe motivon/inkurajon punëtorët në zhvillimin e tyre;
  • Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe kujdeset për rritjen e prezencës së kompanisë në treg;
  • Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
  • Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Raportim i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania;
  • Punë të tjera operative.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
  • Përvojë të mëparshme në këtë fushë;
  • Të jetë i komunikueshëm;
  • Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe me dëshirë për të punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Manaxher Shtijesh (Fruta);
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 26.09.2018

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top