• Kërkojmë dikë me fantazi, që dëshiron të angazhohet me menaxhimin e mediave sociale!

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Nuk është e rëndësishme eksperienca, por është e rëndësishme fantazia!

Dëshirojmë të punojmë me një person, i cili mund të udhëheqë rritjen e trafikut në të gjitha kanalet e mediave sociale.


Mbi Detyrën.
Qëllimi kryesor është të krijojmë një imazh të qartë për faqen tonë të internetit e cila konsiston në planifikimin e dasmave.

Në faqen tonë mywedding.al, do të përditësohen biznese të çdo kategorie që ofrojnë shërbime për planifikimin e një dasme perfekte, ndaj dhe këtë duhet ta përçojmë tek ndjekësit në rritje në mediat sociale.

Pra, postimet (foto apo informacione), duhet të jenë të lidhura me gjithçka që është interesante për çiftet prag martese dhe të rejat në faqen tonë. Çdo postim apo story, duhet të tërheqë "engagement" për të matur suksesin.

Për të patur një informacion më tepër, mund të shikoni faqet e huaja ekuivalente si p.sh:
- https://www.theknot.com
- https://weddingwire.com


Rreth Pozicionit të Punës.
Në këtë pozicion, ju jeni i pavarur dhe gjithcka do ta vendosni vetë për të arritur një shikueshmëri më të lartë.

Puna mund të kryhet nga shtëpia dhe nuk është e nevojshme të punoni diku fizikisht.

Kjo punë konsiderohet më pak se part time sepse nuk shpenzoni më shumë se 1 apo 2 orë në ditë.

Është e vlefshme për këdo që dëshiron dhe që e ndjen veten të aftë të krijojë dhe menaxhojë një bazë ndjekësish, pa shpenzuar shumë kohë.

*Pagesa: 10.000 lek në muaj.

*Gjithashtu nëse jeni të interesuar për të botuar artikuj rreth dasmave ofrojmë një pagesë prej 500 lekësh për artikull (ku çdo artikull duhet të ketë të paktën 700 fjalë).

Aplikimi
Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni një email në të cilin do të shpalosni propozimet tuaja për rritjen e ndjekësve dhe menaxhimin e tyre për një afat kohor prej 1 viti.

Propozimet (marketing approach) duhet të konsistojnë në ide dhe shembuj, të cilat mund të jenë origjinale ose të huazuara nga biznese të ngjashme të huaja dhe të argumentohen se si dhe pse këto implementime mund të funksionojnë për faqen tonë.

Propozimet më të mira, do të konsiderohen për një takim.

Gjithashtu duhet të bashkëngjisni CV tuaj në email.

Adresa: mywedding.alb@gmail.com
 


Apply
Back
Top