• Freelancer Zhvillues (Senior) PHP

Shqiperi
Tipi
  1. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Zhvillues (Senior) PHP

Rreth Nesh

Exozet zhvillon produkte dhe shërbime digjitale për klientët tanë. Zgjidhjet tona janë novative - për sot dhe për të ardhmen.

Exozet është themeluar në vitin 1996. Sot jemi rreth 150 ekspertë digjitalë nga e gjithë bota. Me pasion dhe shpirt novacioni, ne mbështesim klientët tanë, nga konceptimi e zhvillimi i prototipeve, e deri në arritjen e zgjidhjes përfundimtare. Pasioni ynë janë teknologjitë gjithpërfshirëse mobile dhe gjithnjë e më tepër mbështetemi tek përvojat e realitetit virtual apo të augmentuar, si edhe tek aplikacionet mobile ose NewTV.

Klientët tanë janë pjesë e industrive automobile, mediave, sportit dhe financave. Mes tyre spikatin kompanitë e njohura si Audi, BBC, Deutsche Telekom, Freenet TV dhe ZDF.

Përgjegjësitë tuaja

PHP-ja është gjuha juaj e preferuar. Ju pëlqen të ndërtoni aplikacione web, keni njohuri teknike dhe jeni krijues. Do të ishit kandidati i përsosur nëse, ndiheni rehat duke menagjuar një sasi të madhe të dhënash dhe ju pëlqen të testoni e të punoni me teknologji të reja.

Ne punojmë në një ambient dinamik dhe na pëlqen të ndajmë njohuritë me ekipin. Vendi i punës është prej Tiranës. Ju jeni në gjendje të qendroni në komunikim të vazhdueshëm me ekipin sipas nevojave dhe jeni të gatshëm për të marrë pjesë në video-konferenca.


Detyrat tuaja

Ju dhe ekipi juaj zhvilloni aplikacione për klientët tanë në PHP. Ju projektoni ariktekturen e objekteve dhe përmirësoni akseset në databazë. “Bug fixing”, dokumentimi dhe diskutimi i zgjidhjeve të mundshme - me ekipin tuaj, menagjerin e projektit, testuesit apo klientët, do të jetë pjesë e punës së përditshme.

Çfarë kërkojmë?

  • Një diplomë Bachelor (apo më lartë) në shkenca kompjuterike
  • Njohuri të mira të PHP5/7
  • Përvojë me OOP, teste të automatizuara dhe dëshirë për të punuar me “design patterns”
  • Përvojë me MVC-Frameworks (Symfony2, Laravel, Zend etj)
  • Njohuri të mira në Doctrine2 apo librari të ngjashme për menagjim DBRMS
  • Përvojë me GIT (Subversion është plus)
  • Njohuri të mira në zhvillimin e aplikacioneve të sigurta


Aftësi plus

  • Njohuri në DevOps dhe optimizim performance
  • Njohuri në teknologji Frontend (HTML5, CSS3, Javascript etj)

Kontakt

Katharina Dufner
katharina.dufner@exozet.com
Recruiting Specialist
 


Apply
Back
Top