• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Gjeodet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance InvestmentGroup është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimine hapësirave tregtare apo industrial.

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, QendraSociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Mane TCI është kompani ndërtimi pjesëe Balfin Group.

Pozicioni: Inxhinier Gjeodet
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palas, Vlore

Përmbledhja e Pozicionit:

Qëllimii përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjete mbështetëse si dhe përpunime volumesh.

Raporton tek
: Inxhinieri Gjeodet përgjegjës për projektet e Mane TCI/Përgjegjësi Teknik në Kantier

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Piketon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike.
  • Bën rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme.
  • Ndjek punimet e ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti.
  • Bën përditësime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute.
  • Përgatit dokumentacionet pas ndërtimit (as-built).
  • Detyra të tjera shtesë qëi ngarkohen nga supervizori.

a.Edukimi:

·Kandidati duhet të jetë diplomuar në Fakultetin eInxhinierisë së Ndërtimit dega Gjeodezi.

b.Eksperiencat e punës:

·Eksperience pune jo me pak se 5 vite në piketimin eobjekteve civile të ndërtimit dhe rivelimeve topografike.

c.Kualifikime të tjera:



  • [*=left]Të ketë njohuri në përdorimin eprogrameve kompjuterike( Autocad Civil 3D,CAD, EXCEL

  • Të njohë programet bazë në kompjuter si dhe ndonjë program që lidhet me topografinë
  • Njohuria e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Te punoje me Total Station & GPS


d.Aftësi të tjera:

·Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprueseme kolegët
·I aftë të bashkëpunojë në grup
·Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet
·Natyrë energjike dhe me iniciativë
·Të jetë i gatshëm të punojë jashtë vendbanimit

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][B][SIZE=3][COLOR=#0000ff][EMAIL="hr@manetci.alme"]hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/B][/FONT][/EMAIL]me subjekt MTCI_19 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare tëMane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit të aplikimit:26.08.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top