• Elbasan, ofroj vend pune koordinator projekti

Njoftim pune
Profili i kompanisë:
Irisoft education është një qendër multidimensionale kursesh, trajnimi, dhe punësimi. Tashmë prej 15 vitesh në treg synon ti japë një tjetër kuptim të mësuarit dhe mënyrave të mësimdhënies në Shqipëri, duke ofruar teknika mësimdhënie bashkohore, mësimdhënie interaktive përmes tabelës smartboard dhe teknikave të tjera praktike, për të bërë të mundur që çdo individ që trajnohet në Irisoft të jetë i pregatitur për terren që do gjejë më tej në jetë.
Pozicioni i punës: Koordinator i jashtëm
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Elbasan
Përshkrimi i punës: Gjetja e klienteve të rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marrëdhënieve me ta.
Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Menaxhimi dhe monitorim i vazhdueshëm i marrëdhënieve me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potencial dhe i ndihmon ata për të berë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Studion dhe monitoron tregun dhe nevojat e klientëve, mbi llojet e trajnimeve më të kërkuara dhe identifikimi i nevojave të tregut të punës për puoënjës të kualifikuar.
  • Takime me përfaqësues të ndryshëm të bizneseve në qarkun Elbasan, për të lidhur me ta kontrata bashkëpunimi mbi trajnime të stafit dhe kërkesa për burime njerzore të reja.
  • Takime në dhomën e tregëtisë dhe koordinimi i punës me ta për t’i dhënë mundësinë studentëve në mbarim të shkollës për praktika profesionale dhe efikase, si edhe pregatitja e tyre për punësim sa më të shpejtë.

Edukimi: Diplomë në Administrim Biznesi, Marketing
Eksperiencat e punës: Eksperiencë 1 deri në 3 vite përvojë në Shitje, përbën përparësi përvoja në Marketing dhe Biznes.
Kualifikime të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe verbale
  • Aftësi në manaxhimin e projekteve (duke manaxhuar disa detyra njëkohësisht) dhe të marrëdhënieve në përgjithësi
  • Eksperiencë në raportim
  • Aftësi planifikimi strategjike, analitike dhe organizative
  • Aftësi për të bashkëpunuar së brendshmi dhe së jashtmi për të bashkërenduar aktivitetet në marketing.
Aftësi të tjera:

  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën irisoftelbasan@yahoo.com
Afati i dorëzimit: 27/08/2018
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.




Cel. : 0684709883
 


Apply WhatsApp
Back
Top