• Tirane, ofroj vend pune Mullixhi

Pozicioni i Punës: MULLIXHI

Profili i kompanisë

Atlas Sh.a është lider në prodhimin e miellit në Shqipëri me qendër në Tiranë dhe me një kapacitet prodhues 300 ton/24h miell dhe produkte të tij. Fabrika është e kompjuterizuar dhe me një teknologji bashkëkohore.

Kërkesat e Pozicionit

  • Siguron prodhimin e produkteve në sasitë dhe cilësitë e kërkuara për përmbushjen e programit të prodhimit.
  • Përgatit dhe rregullon për prodhim makinerinë e bluarjes së grurit.
  • Viziton vazhdimisht vendet e Mullirit dhe kontrollon makinerinë e bluarjes së grurit për funksionimin e saktë dhe rregullimin e drejtë.
  • Mban përgjegjësi për prodhimin e produkteve në grupe dhe ndarjen e elementëve të grupit në forma të ndryshme.
  • Rregjistron të dhënat e prodhimit në forma të ndryshme.

Kualifikimet e kandidatit


  • Të ketë mbaruar Shkollën e Mesme të Mullixhiut – TEI ose të ketë bere trajnim dhe praktikë të mirë me përpara.
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në Fabrikë Prodhimi të Miellit.
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne, dhe sipas rastit edhe jashtë orarit.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi të mira organizative të punës në grup.

Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV në adresën e e-mailit:

E-mail:
secretariat@atlasmills.com

Adresa:
Autostrada Tirane-Durres, km 6, Tirane.
 


Apply
Back
Top