cei

  • Tirane, ofroj vend pune Social Media Manager

Center for Entrepreneurship and Innovation, po kërkon të punësojë një Social Media Manager, për të menaxhuar të gjitha rrjetet tona sociale. Ju do të jeni përgjegjës për krijimin e posteve, krijimin e blog posteve, menaxhimin e të gjitha postimeve dhe kontaktin direkt në kohë reale me klientin dhe palët e interesuara rreth aktiviteteve të kompanisë. Gjithashtu ju duhet të krijoni planet javore dhe mujore të postimeve në rrjetet sociale si dhe të zhvilloni raporte mbështetur mbi objektivat e vendosura. Ju do të menaxhoni imazhin e kompanisë me qëllim arritjen e objektivave tona marketing.

Si një Social Media Manager, ju duhet të njihni shumë mire teknologjitë më të fundit dixhitale si dhe trendet e mediave sociale. Ju duhet të keni aftësi shumë të mira komunikuese si dhe të jeni në gjendje të prezantoni kompaninë në mënyrë sa më kreative.


Ne besojmë tek njerëzit me iniciativën për tu rritur dhe zhvilluar si dhe tek kreativiteti i tyre, për këtë arsye jemi të përkushtuar për të krijuar një kulturë dhe mjedis bashkëpunues dhe ndër më kreativët në të gjithë tregun shqiptarë.


Nëse je kreativ dhe beson në sfida të mëdha, nuk ka rëndësi eksperienca, dërgo CV tënde tani në: info@cei.al dhe ne do ju kontaktojmë!


Skuadra CEI!
info@cei.al
www.cei.al
Rr. “Stavro Vinjau”, Nd.2, H.9, Ap.4, Tirane



Cel. : 0696328534
 


Apply WhatsApp
Back
Top