• Vlore, ofroj vend pune Magazinier - Palase, VLORE

Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures.Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.Qëllimi yne është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesine dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundoje me sukses në kohën e duhur dhe cilesine e kërkuar.
Përshkrim pune: Magazinier
Departamenti: Financës
Në varësi direkte të: Drejtorit të Departamentit Financës
Vendi punës: Palase, VLORE

Detyrat dhe përgjegjësite:

  • Mban përgjegjesi për magazinimin e mallit dhe produkteve të tjera të magazines
  • Bashkëpunon me departamentin financës me raportimet ditore
  • Përditëson kartelat hyrëse/dalëse të mallit
  • Informon eprorin në lidhje me kushtet teknike të magazinimit
  • Kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave dhe materialeve.
  • Te kontrolloje sasine dhe cilesine e te gjitha produkteve qe hyjne e dalin të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
  • Te kontrolloje vazhdimisht gjendjen e tyre e te kerkoje menaxherit perkates, materialet qe nuk gjenden ose jane ne perfundim ne magazine
Aftësitë dhe kualifikimet

  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion
  • Të ketë arsimin e mesëm (preferohet arsimi i lartë)
  • Te kete njohuri kompjuterike
  • Te jete korrekt dhe fleksibel.
Aplikantet e interesuar qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto ne email: headofhr@gjikuria.al
 


Apply
Back
Top