• Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshëm i Lartë, Departamenti i Auditit të Brend

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Qëllimi i Punës
Siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit të skenarëve të hasura dhe identifikon çdo çështje të mundshme.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanisë dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
  • Kryen procedurat e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave;
  • Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetësorët, përgatit memo përmbledhëse dhe përgatit dokumentat;
  • Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton çështjet e auditit dhe rekomandimet për përmirësim duke përdorur gjykim të pavarur në lidhje me departamentet / proceset e audituara;
  • Sigurohet që konkluzionet e auditit janë të dokumentuara saktë;
  • Siguron ose ndihmon në ofrimin e trajnimeve dhe udhëzimeve për stafin tjetër të auditit të brendshëm në kryerjen e auditeve dhe çështjeve të tjera të lidhura me auditin;
  • Kryen trajnime për stafin e kompanisë për aktivitetet e auditit;
  • Diskuton çështjet e identifikuara me Drejtorin e Departamentit të Auditit të Brendshëm për të siguruar që çdo shqetësim i mundshëm të jetë trajtuar në kohën e duhur dhe me efektivet dhe e mbështet atë në ekzekutimin / projekte të veçanta komplekse dhe konfidenciale të auditit;
  • Kryen punë të tjera të caktuara nga Drejtori i Departamentit.


Kërkesat Minimale
Edukimi :

  • Diplomë universitare në Audit, Financë, Teknologji ose fusha të tjera të ngjashme;
Eksperienca e punës:

  • Minimumi 3 vjet përvojë në auditin e brendshëm, auditin e jashtëm, operacione, kontabilitet, etj

Fusha e kompetencës profesionale :

  • Auditi i brendshëm;
  • Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare jo banka;
  • Manaxhim projektesh;
  • Aftësi për të vëzhguar dhe për të kuptuar proceset e biznesit që sigurojnë procese janë të dokumentuara plotësisht dhe saktësisht;
  • Aftësi të përkthejë standardet e auditit nëpërmjet aplikimit praktik;
  • Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Auditit.

Kompetencat e Profilit

  • Aftësi shumë të miratë kuptimit të qeverisjes, riskut, dhe kontrollit të përshtatshme për kompaninë;
  • Integritet i lartë dhe etikë profesionale;
  • Aftësi te shkëlqyera ndërveprimi dhe komunikimi;
  • Aftësi në manaxhimin dhe drejtimin e proceseve të ndryshme auditi në një institucion financiar;
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe monitorimi, duke përfshirë aftësinë për të trajtuar prioritetet konkurruese dhe për të përmbushur të gjitha afatet dhe angazhimet;
  • Aftësi të demonstruara në zgjidhjen e çështjeve sensitive;
  • Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në Anglisht.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 9 Gusht 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top