• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Departamenti i Burimeve Njerëzore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
View attachment 519892
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani Shqiptare, që vepron në industrinë e farmaceutike, aktualisht është duke rekrutuar për Specialist/e Departamenti i Burimeve Njerëzore.



Përgjegjësitë kryesore:


  • Ndihmon dhe asiston në realizimin e përditshëm të funksioneve dhe detyrave të BNJ.
  • Mban dhe organizon axhendën e Drejtuesit të Departamentit;
  • Harton dhe përditëson të dhënat e punonjësve.
  • Dokumenton dhe përgatit raporte në lidhje me aktivitetet e personelit (stafi, rekrutimi, trajnimi, ankesat, vlerësimet e performancës etj.).
  • Koordinon projektet e BNJ (takimet, trajnimet, anketat etj.)
  • Merret me kërkesat e punonjësve lidhur me çështjet e burimeve njerëzore, rregullat etj.
  • Ndihmon në përgatitjen e listës së pagave, duke siguruar të dhëna relevante (mungesa, bonus, etj)
  • Komunikon me institucionet publike ose private kur është e nevojshme.
  • Koordinon komunikimin me kandidatët dhe intervistat.
  • Kryen orientimin fillestar tek punonjësit e sapo punësuar.
  • Ndihmoni ekipin e rekrutimit në përditësimin e bazës të të dhënave.
  • Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
  • Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamenti;
  • Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.


Kërkesat minimale:


  • Diplomë universitare, në Shkencat Sociale, Administrim Biznesi apo Burime Njerëzore.
  • Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune të ngjashmee si Asistent/e në fushën e Burime Njerëzore.
  • Aftësi për të qenë i/e shkathët dhe proaktiv kur lindin probleme
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: e2-partners@outlook.com

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 29 Korrik 2018.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
 


Apply
Back
Top