• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Departamenti Biznesit

View attachment 519847
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani Shqiptare, që vepron në industrinë e farmaceutike, aktualisht është duke rekrutuar për Drejtor Departamenti Biznesit.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Përgjegjës për shitjet dhe marketingun e produkteve të kompanisë.
  • Të ketë një leadership të fortë mbi shitjet për të siguruar arritjen e targetit të shitjeve.
  • Të sigurojë zbatimin e duhur të planeve të marketingut.
  • Të kontrollojë buxhetin dhe shpenzimet brenda njësisë që mbulon për të siguruar fitimin e duhur për kompaninë.
  • Të marrë pjesë në përgatitjen e planeve strategjike të kompanisë.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me departamentet e tjera për të kryer sa më mirë detyrat e caktuara.
  • Të përgatisë raporte të ndryshme që i kërkohen nga kompania
  • Të përgatisë vendimet për ofertat dhe Credit notet.
  • Të bëjë rakordim financiar 2 herë ne vit me kompanitë që mbulon.
  • Të përgatisë ordet duke i kërkuar kompanisë që në fillim datën e prodhimit dhe skadencës para se të bëhet pagesa.
  • Të përgatisë lejen e importit dhe të ndjekë nga afër procedurën e zhdoganimit nga ana e dokumentacionit deri në marrjen e pullës.
  • Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me forcen shitëse për shitjet dhe aksionet komerciale
  • Të ketë komunikim të ngushtë me përfaqësuesit e kompanive brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Kërkesat minimale:


  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi / Marketing ose degë të ngjashme.
  • Të jetë etik/e në marrëdhenie me kolegët.
  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: Ai/Ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash
  • Eksperiencë Pune të paktën 5 vite në një profil të ngjashëm është e preferueshme
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ne grup
  • Njohuri të mira të paketes Office.
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën anglisht

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.info

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 28 Shtator 2018.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top