• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST MARKETINGU

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Dyqani online Lamarket.al, shpall vendin vakant të punës:

SPECIALIST MARKETINGU

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira të reklamimit për produktet e kompanisë.
- Përpunon informacionet, fotot dhe materialet e nevojshme dhe përditeson ueb-faqen e kompanisë me produktet më të reja.
- Menaxhon, përditeson dhe monitoron mediat sociale të kompanisë.
- Ndjek ecurinë e fushatave të ndryshme të marketingut dhe sugjeron për masat që duhen marrë per efikasitetin e reklamave.
- Pregatit fotot e produkteve si dhe angazhohet në pregatitjen e materialeve marketing, si banera, broshura, fletë informuese, dosje promocionale etj.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Preferohet per Marketing)
2. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës office.
3. Të ketë njohuri të mira në Adobe Photoshop dhe Illustrator
4. Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e internetit dhe rrjeteve sociale
5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
6. Komunikim i mirë, fleksibilitet, aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit te stresit, dëshira dhe ambicie për t’u kualifikuar dhe rritur më tej në një ekip profesionistësh.
*Kandidatët me eksperienca të mëparshme në fushen e shitjeve online kanë preparësi.

Orari i punës: Me kohë të plotë
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Dhjetor 2018

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV në adresën e-mailit: info@lamarket.al
 


Apply
Back
Top