• Tiranë, kërkohet punonjës me njohuri në HTML, xPath, CSS, RegEx për data scraping.

Proactive Technology, kompani me aktivitet në fushën e shërbimeve të Web-it, kërkon punonjës part-time ose full-time. Pozicioni përfshin përdorimin e xPath, CSS selectors dhe RegEx për të marrë të dhëna produktesh nga faqe të ndryshme.

Janë të domosdoshme anglishte shumë e mirë, njohuri të mira mbi HTML dhe CSS selectors, aftësi hulumtimi dhe vëmendje ndaj hollësirave. Njohuri mbi xPath selectors dhe RegEx janë të pëlqyeshme. Do të ketë trajnim për aplikantët e pranuar.

Ndodhemi tek Komuna e Parisit, pranë qendrës "Kristal".

Të interesuarit mund të aplikojnë duke na shkruar në adresën hr@proactive.al
 


Apply
Back
Top