DAP

  • AL, Tiranë kërkohet specialist IT ne Ministrine e Integrimit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
lloji i njoftimit. : kërkohet

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E INTEGRIMIT
SPECIALIST NE SEKTORIN E INFORMATIKES, NE DREJTORINE E SHERBIMEVE TE BRENDSHME
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Specialist ne Sektorin e Informatikes, ne Drejtorine e Sherbimeve te Brendshme ne Ministrine e Integrimit.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte, Informatike, Inxhinieri Elektornike, Fizike, Matematike
Te zoteroje gjuhen angleze,
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine III-b (53 478 + 201 leke per cdo vit vjetersi ) (+ 15.000 per veshtiresi per kandidatet qe kane mbaruar Informatike ose Inxhinieri Elektronike)
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 05.10.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 10.10.2006 ne seline e Ministrise se Integrimit do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet mbi njohurite mbi me te domosdoshme te rrjetit dhe mirembajtjes se programit, Operating Software: Microsoft Windows 2000 Server and Advance Server, Microsoft Windows 2000/XP professional/NT 4.0/95/98, Microsoft Windows 2003 Server, Database:Microsoft Access 2000, Microsoft SQL Server 2000, Oracle 9i, Development workbenches, languages, and tools: Visual Studio, .Net, Microsoft Frontpage 2000 or Macromedia Dreamweaver 4, Java, XML, HTML...., Productivity software & mail tools : Microsoft Office 2000/XP/2003 Professional, Microsoft Internet Explorer, Microsoft Exchange 2000, Microsoft Outlook & Outlook express, Networks: TCP/IP, SNMP, CISCO Router, Switch, Firewall etc… , te pergjithshme: Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administrate Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te ne ushtrimin e funksioneve publike”
 
Back
Top