• Tirane, ofroj vend pune Account Supervisor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pasurive të paluajtshme.

Pozicioni: Account Supervisor
Departamenti:Marketing
Vendndodhja:Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Përgjegjësia kryesore rolit të Account Supervisor është manaxhimi i marrëdhënieve të kompanisë me klientë të ndryshëm të portofolit të saj, media dhe manaxhimi idetyrave dhe proceseve operacionale të kompanisë. Ai/ajo do të bashkëpunojëngushtë me të gjithë stafin e Departamentit Marketing dhe do të shërbejë si urëlidhëse midis klientëve e Balfin Real Estate, duke kuptuar dhe paraqitur drejtkërkesat e klientëve dhe siguruar që ato do të përmbushen plotësisht. Raporton direct te Drejtori i Departamentit të Marketingut

Detyra dhe Përgjegjësi :

·Manaxhimi dhe monitorimi në bazëditore i aktiviteteve marketing të kompanisë dhe klientëve të saj (statusi izhvillimit dhe afateve kohore)
·Monitorimi i buxheteve marketing të secilës llogari dhe sigurimi që aktivitetet zhvillohen konform këtyre buxhetevedhe brenda afateve.
·Manaxhimi i aktiviteteve financiaredhe ligjore të aktiviteteve të kompanisë dhe llogariveku përfshihen.
·Incimi i kontratave dhe qarkullimi ityre deri në finalizim.
·Mbledhja e negocimi i ofertave,vlerësimi i kostove.
·Kontrolli i faturimeve, pagesave dhepërgatitja e raportimeve mujore.
·Permbledhje e parashikimeve tëshpenzimeve mujore marketing, etj.
·Përgatitja e raporteve përkatësemujore/vjetore
·Zhvillimi i marrëdhënieve meklientët (llogaritë) me qëllim rritjen e biznesit
·Ndërlidhja e klientëve me skuadrënmarketing për një manaxhim sa më efektiv të klientëve (llogarive).
·Organizimi i takimeve/ informimit tëpërditshme me klientët për t'i përditësuar me progresin e aktiviteteve dhe përtë marrë komentet e tyre në lidhje me to.
·Përgatitja e brief pas takimit meklientin dhe ndarja me stafin e marketingut dhe departamentet e tjera
·Përgatitja e saktë e raporteve dheinformacioneve mbi statusin e aktiviteteve
·Bashkëpunimi në përgatitjen eplanit/programit strategjik marketing dhe taktik të kompanisë dhe klientëve(llogarive).
·Përgatitja e prezantimeve tëprojekteve të ndryshme.
·Propozimi dhe zhvillimistrategjive/programeve marketing për klientët.
·Koordinimi i punës brenda kompanisëme të gjithë departamentet për të siguruar që materialet që dorëzohen teklientët janë brenda afateve dhe sipas kërkesave të tyre.
·Koordinimi i punëve me palë të treta(kontraktuale ose jo) për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve.
·Manaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhenieveme median

a.Edukimi:

Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi.

b.Eksperiencat e punës:

Të paktën 7 vjet përvojëprofesionale në Marketing dhe Menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes.

c.Kualifikime të tjera:

·Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale
·Aftësi në manaxhimin e projekteve(duke manaxhuar disa detyra njëkohësisht) dhe të marrëdhënieve në përgjithësi
·Eksperiencë në buxhetimin dhe raportimin
·Aftësi planifikimi strategjike,analitike dhe organizative
·Aftësi për të bashkëpunuar së brendshmi dhe së jashtmi për të bashkërenduar aktivitetet marketing.

d.Aftësi të tjera:

·Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ne grup.
·Njohuri shumë të mira në gjuhën anglisht, gjuhe te tjerate huaja perbejne avantazh.
·Njohuri shumë të mira në programet e paketës Office

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyrenë adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@balfinrealestate.al[/COLOR][/SIZE][/FONT] me subjekt BRE_0418.

Afati i dorëzimit: 29/06/2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do tëkontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të DhënavePersonale”.
 


Apply
Back
Top