• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zbatimi

Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën endërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale,Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Mane TCI eshte kompani ndertimi pjese e Balfin Group

Pozicioni:Inxhinier Zbatimi
Departamenti:Teknik
Vendndodhja:Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinierii Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mos përputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Kontrollin e firmve nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e snegg listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Edukimi:

Të zotëroje diplomë universitare në fushën e Inxhinierisësë Ndërtimit.

Eksperiencat e punës:

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 7 vjet.

Kualifikime të tjera:

· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencate biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë efikase problematikat, komunikim shumë i mirë verbal dheme shkrim, përgatitje raportesh etj.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)

Aftësi të tjera:

·Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuesedhe komunikuese;
· Njohuri shumë të mira të gjuhësangleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënëavantazh);
·Të ketë iniciative dhefleksibilitet lidhur me orarin e punës.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]Hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/FONT] me subjekt MTCI_1418 ose duke plotësuarFormularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 19.06.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen përintervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjene të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top