• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar në ndërtim.

Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë perodike në degën teknike dhe financë, hartimin e preventivave dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

Detyra dhe Përgjegjësi :

•Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet;
•Rakordimi mujor me departamentin e financës për inventarët ,gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materinaleve;
•Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
•Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
•Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM,PT,IK;
•Raportimi i kostos së objekteve tek PM, DT dhe departamenti i Financës;
•Prëgatitja e preventivave të paketave tenderuese;
•Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
•Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
•Kontrolli të tregut për çmime të dhëna nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek PM
për ti ardhur në ndihmë negocimeve të ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventive;
•Asistence në përgatitjen e Buxhetit mujor, Cost raport dhe Cash Flow, të punimeve;
•Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
•Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtarea.

Edukimi:

a.Të zotëroje diploma universitare në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
b.Eksperiencat e punës:Experiencë si preventivues ose kost-kontroll mbi 7-të vjet për ndërtime civile dhe industrial.

c.Kualifikime të tjera:

•Te ketë eksperiencë në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;
•Experiencë si inxhinier zbatimi mbi 5-së vjet në ndërtime civile;
•I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
•Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
•Te njohë programet bazë në kompjuter, autocad.

d.Aftësi të tjera:

•Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@manetci.al
me subjekt MTCI_1218 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 19.06.2018


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top