• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier i Sistemeve

Pozita: Inxhinier i Sistemeve
pikakaltert.gif



Përgjegjësitë dhe detyrat esenciale

  • Implementimi, konfigurimi, administrimi, dhe diagnostifikimi i teknologjive themelore të Windows platformës (Win200x Servers, Active Directory, DNS, Exchange, SQL, Sharepoint, SMS, ISA, etj)
  • Diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve të lidhjeve të rrjetit në ambiente të shpërndara të LAN/WAN, duke bashkëpunuar me kolegët e Infrastrukturës së klientëve dhe ofruesve tjerë të telekomunikimeve
  • Analizimi dhe dokumentimi i sistemeve, arkitekturave dhe proceseve ekzistuese
  • Konfigurimi, administrimi dhe diagnostifikimi i aplikacioneve të ndryshme për ruajtjen e shënimeve (HP, Veritas, etj)
  • Zhvillimi, implementimi, dhe mirëmbajtja e strategjive për Disaster Recovery në përkrahje të teknologjive të përmendura me lartë
  • Planifikimi dhe ofrimi i trajnimeve specifike për administratorët e sistemeve dhe klientëve në përgjithësi
  • Asistimi i klientëve në fazën e kalimit në produkcion me sistemet e reja
  • Zbatimi i detyra tjera relevante që mund të përfshijnë testimin e produkteve të reja, testimin e kualitetit, testimin e hardverit, dokumentimin, dhe dizajnimin apo modifikimin e programeve të trajnimeve për klientë
Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar
  • Diplomë e nivelit Bachelor apo kombinim i edukimit, trajnimit dhe përvojës ekuivalente.
  • Së paku 3vite përvojë në detyra të lidhura me TI
  • Certifikata në Microsoft Mxxx, Cisco CCxx, HPxxx, EMC, VmWare janë përparësi
  • Përvojë me harduer, aplikacione dhe infrastrukturë në ambientet e ndërmarrjeve të mëdha
  • Përvoja në SAN është e dëshirueshme
  • Njohje e lartë e arkitekturës së Windows Server, Active Directory, dhe Windows Server Network Infrastructure
  • Njohje e lartë e strategjive dhe aplikacioneve për Server/Data Backup
  • Njohuri punuese të Microsoft Exchange, Microsoft SQL dhe Microsoft ISA Servers
  • Njohuri punuese të arkitekturave dhe teknologjive të TCP/IP LAN dhe WAN
  • Kuptim i Cisco IOS, routing, switching, firewalls, dhe VPN
  • Kuptim i SAN teknologjive dhe RAID arkitekturave
  • Kuptim i Disaster Recovery metodave dhe teknologjive
  • Njohja punuese e UNIX/Linux OS është plus
  • Aftësi të larta në përcaktimin e problemeve, diagnostifikim dhe RCA (root cause analysis)
Aftësitë tjera
  • Aftësi të larta komunikuese në shkrim dhe bisedë
  • Aftësi të demonstruara për të prioritarizuar efektivisht dhe ekzekutuar detyra nën presion
  • Aftësi të demonstruara për të punuar në ambient ekipor apo pavarësisht por sipas udhëzimeve të përgjithshme, me çka mund të arrihen caqet e implementimit apo përkrahjes me mbikëqyrje minimale
  • Aftësi të demonstruara për punë efektive me ekipe të funksioneve të ndryshme për të adresuar çështjet teknike apo ato të biznesit
  • Orientim dhe përkushtim i theksuar në shërbimin e klientëve
  • Aftësi për të kuptuar, analizuar dhe hulumtuar rreth problemeve të natyrës komplekse, dhe për të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre
  • Aftësi për tu përgjigjur shpejtë në situata urgjente dhe për punë nën presion
Per me shume (http://www.pronet-ks.com/punesimi/)
 
Back
Top