• Fushe Kosove, ofroj vend pune SERVISER I PAJISJEVE PËR MBROJTJE NGA ZJARRI

Albkos International është ndërmarrje e specializuar në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Duke marr parasysh që kërkesat e klientëve për produktet dhe shërbimet tona janë duke u rritur në vazhdimësi, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së shërbimeve, kemi vendosur për forcimin e ekipit tonë edhe me dy bashkëpunëtorë.

Të gjithë ju, të cilët dëshironi të keni një punë të rregullt, zgjerimin e njohurive tuaja personale dhe jeni të gatshëm për punë ekipore, jeni të mirëseardhur për të aplikuar në vendin e punës ‘SERVISER I PAJISJEVE PËR MBROJTJE NGA ZJARRI’.

Orari dhe kushtet e punës, plotësisht në përputhje me Ligjet e Republikës së Kosovës, që nënkupton pagesë të rregullt, orar të rregullt pune, fundjavë të lirë, pushim vjetor me pagesë, etj.

Kushtet e punës:

Shkolla e mesme (e domosdoshme, drejtimi teknik i dëshirueshëm por jo i domosdoshëm), patenta e shoferit (e domosdoshme). Përvoja e juaj do të ishte e mirëseardhur, por nuk është domosdoshmërisht e nevojshme. Mjafton të keni vullnet të mirë për punë, për të tjerat përkujdesemi ne.

Ju lutemi plotësoni formularin në këtë link:
https://goo.gl/J699FD ose dërgoni biografinë tuaj (cv) në adresën hr@albkos-int.com.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 10.06.2018

 


Apply
Back
Top