• Vlore, ofroj vend pune Pasticier/e

Restoranti “Patio" i cili ndodhet në vijen bregdetare të qytetit të Vlores, Lungo Mare, shpall të lirë pozicionin e punës “Pasticier/e”.
Restoranti Patio është projektuar për të përcjellë një ndjesi të ngrohtë dhe bashkëkohore duke ofruar një diversitet gatimesh dhe menu ku përvec gatimeve me baze mishi dhe peshku ofron edhe një shumëllojshmëri produktesh ëmbëlsirash.
Pozicioni: Pasticier/e
Vendodhja: Lungomare, Vlorë
Pershkrimi i Pozicionit: Pastiçieri merret me përgatitjen e brumit të produkteve të pastiçerisë, të ëmbëlsirave, çokollatave, etj. si dhe pjekjen, zbukurimin, ambalazhimin dhe ruajtjen e tyre sipas kushteve të kërkuara.

  1. DETYRAT KRYESORE

  • Merr porosinë nga Shefi i Kuzhines dhe klientët;
  • Bën preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e produktit të kërkuar;
  • Siguron bazën e nevojshme materiale;
  • Përgatit makineritë apo pajisjet për punë;
  • Kryen peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë dhe lëndëve shtesë të nevojshme që do të përdorë për prodhimin e produktit të kërkuar;
  • Hedh sasitë e duhura të përbërësve, (sipas llojit të produktit që do të prodhojë) në brumatriçe apo enën e duhur për tu përzier;
  • Përgatit shurupin për regjjen e ëmbëlsirën (sipas llojit të produktit);
  • Bën mbushjen e shtresave sipas porosisë dhe produktit të kërkuar;
  • Bën zbukurimet e nevojshme me krem, xhel dhe materiale të tjera ndihmëse;
  • Ruan produktet, lëndën e parë dhe lëndët e tjera ndihmëse në kushtet e duhura;
  • Bën ambalazhimet e nevojshme;
  • Pastron makineritë dhe pajisjet e përdorura;
  • Bashkepunon me Shefin e Kuzhines per hartimin e recetave dhe menuve te reja
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

  1. KRITERET KRYESORE


  • Shkolle profesionale ose kurs formimi profesional;
  • Te pakten 4 vite eksperience si pasticier;
  • Te jete kreativ ne pergatitjen dhe kombinimin e përbërësve;
  • Te kete aftesi te mira komunikimi

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike albana.veshi@balkanscapital.al me subjekt “Aplikim pune për Pasticier/e”

Afati i dorëzimit: 15/05/2018

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top