• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, te Kompanisë

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dherajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godinarezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:Arkitekt

Departamenti:Arkitekturës
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Njohja shumë e mirë e projektit dhe specifikimet e tij, përgatitjae vizatimeve arkitekturore, përgatitja e paketave të tenderimit, programon,proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve përpunimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe afatete punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyra dhe Përgjegjësi :

· Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit.
· Është përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave.
· Hartonstrukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe meligjet / rregulloret në fuqi.
· Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
· Merrnë konsiderate llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën si dhe ndërtesat përreth.
· Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
· Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kostoistet, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë.
· Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet,mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore. Ai gjithashtu duhet të miratojë materialet që duhen përdorur.
· Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelittjetër të përfshire në projekt.
· Kryen ndryshimet e nevojshme te projektit si dhe e plotëson me vizatime sipas nevojëspër sqarim të stafit të zbatimit.
· Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve te kostos për projekte të reja.
· Merr pjese në përgatitjen e paketave të tenderimit

Ndjekja e marrëdhënies me Klientët:

· Shoqëronklientët e rinj edhe ekzistues në objekt për ti prezantuar pronat/projektin
· Informonklientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit edhe shërbimet e tjera që ofronkompania e ndërtimit tek kjo pronë/projekt.
· Ndjekprocedurën e mirëmbajtjes së klientit.
· Përfshihetnë zgjidhjen e shqetësimet/problemet e mundshme teknike të klientëve dhe idelegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
· Ndjekpërgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë. Ndjek procedurën ekthimit të fondeve kur klienti duhet të marr lekë nga kompania për Rifinituratqë ai ka bërë vetë edhe që duhet të rimbursohet.
· Koordinontakime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektitpërfundimtar në krahasim me projekti fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratënklienti.
· Përpilonraporte javore në lidhje me takimet e realizuara.

Edukimi:


· Diplomë në Arkitekturë

Eksperiencat e punës:

Të paktën 7 vjet eksperiencë në fushën e projektimit dhetë zbatimit

Kualifikime të tjera:
· Njohje e mire e legjislacionit per urbanistiken dhe e normave te projektimit
· Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj,
· Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët


Aftësi të tjera:

· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
· Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.
· Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve.
· Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike.
· Aftësi për të punuar në skuadër.
· Aftësi shumë të mira prezantuese.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/FONT]me subjekt MTCI_1118 ose duke plotësuarFormularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit20 Maj 2018

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjene të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top